Vasili: Rama erdhi sot për të thënë që jam bërë pishman, ja çfarë i bëmë të qartë

249
Sigal

I ftuar në një studio televizive nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, foli ndër të tjera edhe për atë çfarë ndodhi sot në këtë Këshill, ku ishte I pranishëm edhe Edi Rama.

‘Praktikisht ishte një mbledhje e kërkuar nga PS me preokupacionin për t’i krjuar një lloj hapësire abuzive Edi Ramës.

Ne ia bëmë shumë të qartë Ramës që ai ishte thjesht ishte një i ftuar dhe nuk kishte atribut për të folur, pasi mëkëmbësi i tij ishte Damian Gjiknuri.

Sa për për të tjerat ishin shtesa të kësaj lloj natyre.

Marrëveshja e 14 janarit është shumë e qartë.

Kjo ishte një lojë për të krijuar një lloj sugjestionimi, që në fund të fundit rezultoi një bllof bashke me ata që janë në parlament.

Rama erdhi për të dhënë të kuptojë që unë jam bërë pishman.

5 qershori ishte prerja e duarve të Ramës për të futur duart në zgjedhje.

5 qersgori është Kodi i Ri dhe Edi Ramës iu kërkua në fund dhe unë e pyeta në mënyrë direke:

‘Ti thua që i qëndroj 5 qershorit. Më thuaj kur miratohet’

Edi Rama dhe Gjiknuri nuk dinin se kur do të miratohet 5 qershori.

Edhe përgatitja e tyre për të mashtruar ishte kaq e dobët.’