Petrit Vasili: Provat e mbjelljes së kanabisit në Shqipëri

392
Sigal

Përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili, në një postim në Facebook deklaron se tashmë është faktuar se në Shqipëri ka nisur fushata e mbjelljes së kanabisit.

Dy javë më parë, Vasili ishte i pari politikan që lëshoi alarmin për përgatitjen e plantacioneve nga grupet kriminale në disa zona të vendit.

Ndërsa sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook disa pamje që tregojnë zona ta mbjella me hashash dhe që sipas ish-kreut të qeverisë ndodhen në Shqipëri.

“Vetem 2 jave me pare ndava me ju alarmin e rifillimit te mbjelljes se kanabisit. Sot ne nje postim te tij ne FB z.Sali Berisha bije fakte konkrete per rifillimin e kesaj veprimtarie shkaterruese kriminale te drogezimit ane e mbane vendit”,- shkruan Vasili.