Vasili nxjerr videon: Edi Rama gënjeshtar “madhështor”. Turp kush e beson!

467
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama nuk lodhet së gënjyeri për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Bashkëngjitur postimit, Vasili ka publikuar edhe një video të Ramës, në qershor të 2018, ku flet se hapja e negociatave të Shqipërisë, tashmë është fakt i kryer.

Në vijim postimi i plotë i Vasilit

Edi Rama gënjeshtar “madheshtor”, sot mohon pa u skuqur, turp kush e beson! (VIDEO).

Edi Rama nuk lodhet së gënjyeri.

E vetmja gjë që do të mbahet mend nga ky njeri i lodhur e i vetmuar dhe i shplarë nga parimet është pacipësia për të gënyer në mënyrë “madhështore”.

Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE nuk hapen dhe kushtet shtohen ky thotë që i paska bërë të gjitha kur nuk ka bërë asgjë.
Kushtet janë saktësisht ato që nuk ka bërë dhe që i rëndojnë Shqipërisë si gur në qafë.

Sot gënjeshtari “madhështor” Rama thotë:

“Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit.”

Ndërsa dje po ky gënjeshtar madhështor thoshte një vit më parë: që morëm datën e negociatave mes tallazeve, mirenjohje Europës etj. bile dekoroi edhe ca ambasadorë.

Po sot?

Kjo fare gënjeshtre dhe ky gënjeshtar i pacipë e i palodhur janë ofendim për shqiptarët.

Shqiptarët mund të votojnë për kë të duan mund të mendojnë si të duan por ky lloj gënjeshtari dhe kjo lloj gënjeshtre është poshtërim për shqiptarët.

Shiheni videon se si gënjeshtari madhështor gënjente një vit më parë për hapjen e negociatave.