Vasili: Neveri për deklaratat e Ramës! Presidenti, misionar, i ka qëndruar Shqipërisë pranë në kohë të turbullta

164
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar sot situatën me pandeminë, marrëveshjet e aleatëve me PD-në por edhe debatet në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. I ftuar  në ‘News24’ Vasili theksoi se situata në vendin tonë nuk është përmirësuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se masat e vëna nga qeveria nuk janë efikase. Teksa u ndal tek marrëveshja me PD-në, Vasili sqaroi edhe pse LSI vendosi të ishte në listë të ndarë nga aleatët. Sipas tij, me këtë skemë do iu jepej mundësia të gjithë kandidatëve. Ndër të tjera Vasili tha se presidenti ka bërë denoncime shumë të forta, që i kanë shërbyer publikut duke shtuar se nuk preferon që të komentojë deklaratat pasi i dukeshin neveri.