Vasili: Lulzim Basha nuk na pranoi në hetimin për inceneratorët

183
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili theksoi se Basha nuk pranoi LSI-në, në hetimin për çështjen e inceneratorëve.

Postimi i plotë:

Lulezim Basha te jete i sigurte se nuk do te kete asnje mundesi tjeter më në jeten e tij as te genjeje dhe as te prese ne bese Levizjen Socialiste per Integrim.

Lulzim tregoju demokrateve se perse nuk pranove qe LSI te kishte nje anetar ne komisionin hetimor per aferen e shekullit ate te incineratoreve, megjithese LSI kerkoi dhe insistoi edhe me kerkese zyrtare me shkrim qe te merrte pjese ne komision.
Se nuk te la padroni yt Edi Rama.

Lulzim tregoju demokrateve se perse sa here ne dilnim ne konferenca shtypi per te denoncuar me emra dhe me dokumente aferen e incineratoreve, ndersa ti dilje menjehere paralelisht per te spostuar vemendjen ne tema te tjera dhe kurre nuk i mbeshtete denoncimet e fakteve tronditese te incineratoreve te bera nga LSI.

Lulzim ti je vetem nje skllav pa sherim i rilindjes dhe do te perfundosh si nje limon i shtrydhur i saj.