Vasili: Edi Rama natën e mirë dhe ëndrra të bukura me “Fanar”!

365
Sigal

Përmes një postimi në facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se rritja e numrit të infektimeve dëshmon dështimin e strategjisë së qeverisë në përballjen me pandeminë.

Vasili shprehet se Edi Rama sheh ëndrra ku qeveria e tij i duket fanar ndriçues për gjithë botën.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama naten e mire dhe endrra te bukura me “Fanar” !

Edi Rama thote: se asnje vend ne glob nuk ka bere asgje me shume se sa ai per Pandemine ne Shqiperi.

Ja lexojeni ç’thote Edi :

“Unë di të them këtë, dhe di ta faktoj këtë që po them, asnjë vend, asnjë vend në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë. Asgjë më shumë”.

Kete nuk e ka thene asnje drejtues shteti ne asnje vend te botes per Pandemine e Coronavirusit ne vendin e tyre!

Ndersa Edi e tha me gojen plot. He ty t’paste rilindja Edi se e rilinde Fanarin.

Sot ishin serish maksimumin plot 29 raste te reja me Coronavirus, por Edi prap shkelqen…!?

Ishim ne kohen e Partise se Punes: “Fanar i vetem i ndertimit te socializmit ne brigjet e Adriatikut” dhe perfunduam te hanim buke me tollon.

Tani jemi sipas Rames prap “Fanar ne bote per Pandemine” dhe perfunduam me mijra shqiptare pa pune, qe vuajne per buken e gojes.

Keto jane endrrat me Fanar te Edi Rames.

Naten e mire Edi dhe enderra te bukura….!?