Vasili: Dy standartet, vetvrasja përfundimtare e Drejtësisë me regji!

Nga Petrit Vasili/

Dy standartet e drejtësisë me regji jane tashmë një fakt e realitet antiligjor, i turpshëm dhe skandaloz, që tregon më qartë se çdo gjë tjetër kapjen totale të drejtēsisë nga narkoqeveria.

Edhe shqiptari më indiferent e ka shumë të thjeshtë të kuptojë, që drejtësia me regji ka një standart për qeverinë dhe ka tjetër standart mafioz dhe antiligjor për opozitën e qytetarin e zakonshëm.
▪️Liderat e opozitës Berisha dhe Meta arrestohen pa fakte, dokumente e prova, ndërsa Rama, Veliaj dhe banditët e qeverisë të denoncuar me nje mal dokumente e prova asgjësuese vazhdojnë të qetë nëpër zyra te vjedhin e të prishin prova.
▪️Ndërsa kallzimet e opozitës dhe qytetarëve ndaj qeverisë nuk shqyrtohen fare dhe nuk merren aspak në konsideratë, kallzimet e ordinerëve te paguar nga narkoqeveria shqyrtohen rrufeshëm, megjithse janë të mbushura vetëm me shpifje dhe mashtrime.
▪️Ndërsa për Berishën si deputet vendosin arrestimin pa shkuar fare në Parlament sic e kërkon Kushtetuta, për deputetët rilindas kërkojnë lejen e parlamentit, i cili vendos edhe te ndryshoje masen e sigurise si ne rastin e Tahirit duke u shnderruar edhe në gjykatë.
▪️Presidentin Meta e rrëmbejnë kafshërisht narkopolicët e urdheruar nga narkodrejtësia, ndërsa vinte nga jashtë vëndit në Shqipëri dhe Berishës i bllokohet pasaporta, ndërsa Veliajt me katêr akuza të provuara me qindra dokumente, fakte e prova i shqyhen kufijtë dhe ai bredh me avion siç i do qejfi pa asnjë kufizim.
▪️Kallzimet për shpifje te Jamarbër Malltezit nuk shqyrtohen dhe nuk merren në konsideratë fare, ndërsa kallzimi i Irena Manekut ndaj Argita Berishës shqyrtohet vetetimthi.
▪️Fredi Beleri u burgos dhe ju rrëmbye mandati i Kryetarit të Bashkisë, ndërsa dhjetra Kryetarë Bashkie rilindas te kapur në flagrancë për krime elektorale vazhdojnë nēpër zyra.
▪️Salianji u dënua me burg se tregoi të vërtetën për vëllain e Xhafës të dënuar në Itali, ndërsa ata që e lejuan këtë situatë paligjshmêrie ekstreme nuk u hetuan dhe dënuan kurrë
▪️Kallzimet ndaj Edi Ramës për vepra penale flagrante tepër të rënda tē depozituara nga opozita, as qe preken me dorë nga SPAK, ndërsa kallzimet e çdo lloj horri të paguar nga qeveria shqyrtohen sa hap e mbyll sytë.
Përfundim:
Këta narkoprokurorë harrojnë që nuk janë pronarë të ligjit, por vetëm zbatues të tij.
Të zbatosh dy standarte është shërbim vetëm në favor te mafies dhe kundër interesit më të lartë publik e mbrojtjes sē ligjshmërisë dhe barazisë përpara ligjit për cdo qytetar.
Është e qartë si drita e diellit se zaptuesit e drejtësisë me regji e trajtojnë ligjin si një plaçkë në tregu për pazaret e tyre me rilindjen dhe urdhërat, që marrin prej saj.
Dy standartet, që po zbaton narkodrejtësia me regji janë një faj i paamnistueshëm, një përgjegjësi shumë e rëndë për të cilën do të jepet llogari pas as më të voglin diskutim.
Por dy standartet janë njeherazi edhe vetvrasja përfundimtare e drejtësisë me regji qofte de facto ashtu edhe de jure, sepse askush nuk do i shfajson dot këta narkprokurorë e narkogjyqtarë për këtë atentat mafioz të paimagjinueshëm ndaj shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Sigal