Ndërsa Shqipëria përballet me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur mijëra banesa e biznese në qytete si Durrësi, Shkodra, Fieri e Lezha, kritikat ndaj menaxhimit të krizës nga qeveria janë shtuar ndjeshëm.
Në një reagim të ashpër, ish-deputeti Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama për braktisje të plotë të qytetarëve dhe mungesë totale serioziteti përballë emergjencës kombëtare.
Në një intervistë Vasili thekson se Shqipëria prej vitesh nuk ka një qeveri funksionale, por vetëm një kryeministër që vepron në mënyrë të papërgjegjshme.
Ndërsa Shqipëria mbytej kreu i qeverisë zgjodhi të udhëtonte drejt Francës për një takim me presidentin Macron. Cinimzmi I kryeministrit, shkon përtej kur e krahason situatën në Shqipëri me atë të Stambollit, duke anashkaluar përgjegjësitë direkte.
“Ndërkohë që Shqipëria ishte e përmbytur deri në grykë, Edi Rama niset të bëjë një vizitë të jashtëzakonshme, rutinë në Francë. Liderat më të mëdhenj të botës me fuqira shumë të mëdha ndërhyrje me logjistikë pa fund e të tjera, në momentin që në vendet e tyre ndodh një fatkeqësi natyrore apo ka një përmbytje, ndërpresin çdo lloj aktiviteti zyrtar kur ndodhen atje, jo më të nisen si puna e këtij dhe kthehen të rrinë në ballë të punëve. E para. E dyta, Edi Rama ishte i vetmi njeri i shtetit shqiptar që foli mbas tre ditësh. Postonte të gjitha llojet e fotove nga vizitat e nga përqafimet me Macronin, ku di unë se çfarë, ndërkohë që Shqipëria ishte në një situatë dhe vazhdon të jetë, një situatë katastrofike.
Në rast se do të kishim një kryeministër normal, jo më të mirin e më të mrekullueshmin, do kishte hipur makinës, do kishte marrë atë helikopterin që e merr për në zgjedhje, e keni parë që vijnë vërdallë gjatë zgjedhjeve për vota me helikopter? Dhe do ishte në krye të punëve, ku në Elbasan, ku në zonën e Fierit, ku në Shkodër që të ndiqte situatën dhe të ngrinte njerëzit në këmbë. Po çfarë bën ky? Ky rri me podkast” tha Vasili.
E patë ju që mblodhi mbas nja pesë gjashtë ditësh shtabin e emergjencës që duhet të ishte mbledhur brenda brenda tre orëve duhet të ishte shtabi i emergjencës i mbledhur.
Ju mbani mend kur ishin përmbytjet e Shkodrës? E tërë qeveria, e tërë, të tërë ministrat ishin në Shkodër. Edhe mbledhjet e shtabit të emergjencës, kryeministri Berisha në atë kohë i ka bërë, në Shkodër. Se ishte ishte zona shumë e ngarkuar. S’pati humbje të njeriut, jetë njerëzish, po u morën masa. Qindra e qindra trailerat të mëdhenj me ushqim për bagëtitë, të cilat ishin jeta e asaj popullsie që për t’u ndihmuar që ata të mos i humbnin, për të mos humbur një bagëti të vetme. Shikojeni sot në ç’gjendje ndodhen. Nuk është çështja për të bërë thjesht krahasime qeverisjeve, por duhet të jemi objektiv.
Ish-deputeti kritikoi ashpër sjelljen e kryeministrit, i cili në vend që të ishte në terren për të menaxhuar krizën dhe për të ngritur shtabet e emergjencës, zgjodhi të merrej me podkaste dhe debate në rrjetet sociale.
“Ky rri me podcast” tha Vasili
Përballë kësaj situate, shteti nuk shpalli as gjendjen e emergjencës, një masë që do të mundësonte mobilizimin e të gjitha burimeve për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve. Vasili thotë se vendi është lënë të lënë në mëshirë të fatit, me një lidership që, në vend të zgjidhjeve, u ofron qytetarëve “përralla me podkaste” nga siguria e zyrës.
“Durrësi u përmbyt me 40 mm shi, kur ka ndodhur që kanë rënë edhe 120 mm shi dhe nuk është përmbytur. Faktet janë atje, nuk mund të shtrembërojmë dot historinë e fakteve sepse është një botë e keqe si Edi Rama që do të punojë edhe do të vjedhë. Dhe pra, të tëra ato, këto miliarda të cilat u denoncuan gjerësisht edhe nga ish-zëvendës kryeministri Ahmetaj, të investuara si duhet, në mënyrë korrekte, të pavjedhura, sigurisht mund të garantonin në mënyrë shumë, një situatë që do të kalonte shumë qetë dhe pothuajse me minimumin e minimumit të dëmeve të mundshme, duke pasur dhe mundësi dëmshpërblimi për to. Por kur vidhen deri në 14 miliardë euro, në një popull të varfër si ky, llogarisni vetë se çfarë katastrofe ndodh. Pra, kemi një kryeministër podkasti. E pyesim për Shqipërinë, flet për Stambollin. Po Stambollin t’i bëjmë një pyetje, meqë flet sepse ky është kaq kaq i pacip saqë bën çdo lloj krahasimi. Një qytet me 17, 16-17 milionë banorë? Po gjithë Shqipëria sa është? E ka e ka siguruar ky infrastrukturën që Stambolli ka?! Kur vjen puna për një përmbytje, mund të shkojë të gjejë një përmbytje dhe në atje në Bangladesh apo në Sri Lanka apo ku di unë, në Filipine mund të gjejë. Ama t’u përgjigjet punëve. Rama po tall menderen me shqiptarët duke treguar përralla në podcast”



















