Vangjel Tavo: 25 prilli nuk është thjeshtë datë zgjedhjesh por është zgjidhje, për të shuar varfërinë dhe për të mbështetur familjet e thjeshta

310
Sigal

Ditën  e sotme, drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka publikuar një video në të cilën trëgohët varfëria në këtë qark, akoma detyron banorët që të blejnë ushqimet me lista.

“Ushqimet me lista e kanë shoqëruar gjithmonë popullin e varfër, dhe shumë qeveri ishin të kushtëzuara nga situata ekonomike dhe faktorë të tjerë në vend, por është tragjike kur një qeveri shpërdoron e zhvat miliarda e miliarda Euro për koncensione, PPP, tendera dhe projekte aspak jetike për sektorët e vendit teksa njerëzit e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës.”,- shprehet Tavo krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.

Reagimi i tij i plotë:

Duhet shuar sa më shpejt varfëria në qarkun e Gjirokastrës.
Banorët nuk mund të vazhdojnë më të blejnë ushqimet me lista.
Është e pafalshme të ndodhë pas 30 vitesh pluralizëm.
Ushqimet me lista e kanë shoqëruar gjithmonë popullin e varfër, dhe shumë qeveri ishin të kushtëzuara nga situata ekonomike dhe faktorë të tjerë në vend, por është tragjike kur një qeveri shpërdoron e zhvat miliarda e miliarda Euro për koncensione, PPP, tendera dhe projekte aspak jetike për sektorët e vendit teksa njerëzit e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës.
Është e pafalshme që oligarkët janë prioritet i kësaj qeverie ndërsa familjet e varfëra lihen në harresë.
25 prilli nuk është thjeshtë datë Zgjedhjesh por është Zgjidhje, për të shuar varfërinë, për të mbështetur familjet e thjeshta, për të mos i detyruar më të ushqehen me lista por të kenë punësim, punësim, punësim dhe standarde më të mira jetese.
Ky është premtimi im.
Ky është misioni im.
Që do e përmbush plotësisht.