Urimi për Presidencën, ja letra që Trump i dërgon presidentit Nishani

378
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka falenderuar Kreun e Shtetit Bujar Nishani për urimin që i kishte përcjellë me rastin e zgjedhjes si president.
LETRA

“I dashur Zoti President,
E mirëprita me ngrohtësi mesazhin tuaj të urimit me rastin e betimit tim si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e vlerësoj së tepërmi mendimin tuaj të mirë, mbështetjen dhe inkurajimin.
Përpara kemi sfida, të cilat besoj se do t’i kapërcejmë në partneritet dhe mbi baza të përbashkëta. Gjithashtu kemi mundësi të pamata për t’i çuar përpara qëllimet që ndajmë së bashku, për të promovuar qëndrueshmërinë globale si dhe për të arritur paqe dhe begati.”
Sigal