Urdhëri i Prokurorit të Përgjithshëm: Shmangni sa më shumë masat ‘arrest me burg’

864
Sigal

Në kuadër të masave për mbrojtjen nga Covid-19, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian çela, ka dalë me një udhëzim për të gjitha prokuroritë e vendit, ku u kërkohet që të shmangin sa më shumë të munden masat ‘arrest me burg’.
Ky udhëzim ka për qëllim mbajtjen e burgjeve larg këtij virusi.
Prokurori i Përgjithshëm urdhëron prokuroritë e vendit që të vlerësojnë me rigorozitet rastet që kanë nën hetim dhe për masat e sigurisë aty ku është e mundur të kërkohet caktimi i dënimeve alternative të dënimit me burg apo edhe shtyrjen e vendimit për caktimin e masës me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19.