Sigal

Intervista e Nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho për Fax News

Në sfidë me temperaturat tepër të ulëta në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera, a janë plotësuar pritshmëritë tuaja për protestën? Rikujtojmë keni bërë një tur takimesh si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe keni ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj proteste.

Ne i jemi përgjigjur thirrjes që kanë bërë studentët edhe më shumë e kemi artikuluar në mbështetje të tyre kemi qenë që nga dita e parë në mbështetje të kërkesave të studentëve që janë shumë të drejta, të 8 kërkesave që ata kërkojnë, janë kërkesa për një jetë dinjitoze në konviktet e tyre dhe për një standard minimal në auditorët e tyre, ku flasim për disa fakultet nuk kanë as godinë, ka mungesë ngrohjesh, ka mungesë librash në disa fakultete, të cilat ata i kanë denoncuar mjaft qartë, ka problem me tarifën e studimit, kërkojnë kartën e studentit, një premtim i kësaj mazhorance ku premtim ishte padyshim edhe rritja e buxhetit sepse te gjitha këto kërkesa të studentëve mund të realizohen vetëm me rritjen e buxhetit për arsimin, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas 2 projektligjeve, të cilat ne i dorëzuam në Parlament dhe në mënyrë shumë arrogante kjo qeveri i ktheu mbrapsht, ne thjesht i kthyem në ligj disa kërkesa apo të gjitha kërkesat e studentëve.

Në mënyrë shumë arrogante ato u kthyen mbrapsht dhe po të shohësh studentët sot pavarësisht VKM-ve që kanë nxjerrë kryeministri nuk kanë besim tek kjo qeveri dhe ky është thelbi i gjithë artikulimit të tyre, prandaj ata nuk pranojnë as negociata, as dialog, por kërkojnë plotësimin rigoroz dhe nuk i kërkojnë këtë me VKM, por e kërkojnë me ligj edhe me një zë të posatshëm në buxhetin e shtetit, gjë që nuk ndodhi. Dhe padyshim që ata e vazhdojnë protestën sepse ata e kuptojnë fare mirë që kjo është një lojë edhe një mashtrim i zotit Rama për t’i hedhur hi syve dhe për t’i çuar ata në auditor dhe më pas me mosplotësimin e asnjë lloj kërkese as më minimale të tyre.

Cili është kontributi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në ligjin për arsimin e lartë?

Padyshim ne kemi qenë shumë kritik për ligjin e arsimit të lartë, mund të kesh të gjithë prononcimet të Kreut të Grupit Parlamentar, ke prononcime të Kejdi Mehmetaj apo të deputetëve tanë të rinj, dhe i gjithë thelbi i kërkesave që ne i kishim paraqitur mazhorancës në atë kohë ishte që të dalin sa më shpejt aktet nënligjore, të ndryshohet ligji në momente të caktuara dhe padyshim ju e dini shumë mirë që kjo mazhorancë mori gjithë votat për atë ligj me kushtet që të nxirrte sa më shumë projektligje, të cilat akoma nuk kanë dalë, aktet nënligjore, gjë që ka sjellë gjithë këtë kakofoni, gjithë këtë moszbatim të ligjit për arsimin ë lartë.

Prandaj sot ky ligj i arsimit të lartë duhet rrëzuar dhe duhet kryer një reformë sa më dinjitoze dhe sa më në themel të arsimi të lartë sepse kemi një ligj, i cili çon të ardhura tek privatët dhe duke disfavorizuar në mënyrë të skajshme Universitetin publik dhe duke çuar gjithmonë e më shumë burimet tek Universitetet private, qoftë në kërkime shkencore apo qoftë edhe në fii-n e studentit, i cili mund ta çojë drejt Universiteteve private.

Prandaj edhe studentët sot kanë artikuluar edhe në ditët në vazhdim që kërkojnë edhe rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë, në mënyrë që ata të jenë protagonistë sepse në ligjin për arsimin e lartë të miratuar ata, u ul dhe kuota e përfaqësimit të tyre. Në qoftë se në ligjin e vjetër ishte 20% u ul në 10%, ndërkohë që një nga kërkesat e tyre legjitime është që përfaqësimi të shkojë deri në 50%. Të gjitha kërkesat janë shumë të realizueshme mjafton të ketë një seriozitet dhe një vullnet për t’i realizuar ato, ndërkohë që nuk e kemi nga ana e kreut të qeverisë edhe të arrogancës se kësaj qeverie.

Studentët shumë shpesh kanë deklaruar se forumet rinore të partive politike kryesisht opozitare kanë tentuar të kontrollojnë protestën. Është e vërtetë dhe si ka tentuar LRI-ja ndoshta ose të marrë protagonizmin e kësaj proteste?

Kjo është propaganda e zotit Rama për të përçarë studentët edhe një nga parrugat e tyre në qoftë se e patë dje që kishin shpërndarë dje në dyert e banorëve ishin që studentët e bashkuar do dalin të fituar  dhe gjithë kjo propagandë e zotit Rama për të futur rinore apo t’i përçarë studentët, apo për t’i vënë ata kundër pedagogëve është komplet loja e tij për të fokusuar vëmendjen dhe për ta ç’fokusuar drejt nga ato që janë vërtetë kërkesat e studentëve të 8 kërkesave, por duke u marrë me cic-mic-e të caktuara.

Të gjithë janë studentë, të çdo forumi rinor, aty ftesa është bërë për të gjithë studentët aty ka pasur edhe pedagogë në mbështetje, keni edhe deklarata zyrtare qoftë Universiteti i Tiranës apo të Universitetit Bujqësor apo të Universitetit të Arteve, të cilët pedagogët vetë kanë dalë në mbështetje të studentëve dhe të kërkesave të drejta. Se çfarë mund t’i kërkosh ti një studenti, i cili ka ftohtë në auditor, i cili nuk ka libra, i cili nuk përballon dot jetesën e tij dhe aq më pak tarifën e studimit.

Pra këtu kemi të bëjmë me mungesën e të ardhurave të familjeve shqiptare dhe ky është një problem ekonomik thellësisht ekonomik i çdo familjeje shqiptare. Në momentin që nuk kanë lek si do të mund ta përballojnë gjithë jetesën studentët? Prandaj edhe studentët vetë e kanë thënë që detyrohemi të punojmë gjatë gjithë kohës sepse edhe në botë punojnë, punojnë 2 orë, punojnë 3 orë për të mbajtur ato financat e tyre, por jo të punojnë 15 orë edhe 8 orë edhe të detyrojnë të paguajnë ato të ardhura së 200 mijë lekë mund të marrin ne Call-center apo në supermarkete, sepse vetë studenti është shtresa më e varfër e shoqërisë, sepse edhe nuk është në punë, edhe duhet të investojë për veten e tij për t’u afirmuar në tregun e punës nesër. Dhe vetë të ardhurat, çfarë krijojnë në fund të ditës, pagesën vetëm të tarifës. Aq sigurojnë nëqoftëse një student do të punojë gjatë gjithë kohës.

Pra çështja është që nëqoftëse duam të reformojmë sistemin e arsimit, duhet patjetër buxhet. Kështu kjo mazhorancë që për mua është një mazhorancë e skandaleve, ku Unaza e Re ështëskandali më i fundit apo PPP, koncesionet që jepen edhe me 31 dhjetor, të heqi dorë nga një koncesion apo nga një aferëkoruptive, ku nuk dihet se ku shkojnë lekët edhe abuzohet me tëdrejtën e pronës dhe ato lekë ti shkojnë studentëve për një jetesëminimale. Besoj që edhe ju dje e patë kronikën te kanalet gjermane ZDF, ku e tha shumë qartë që konviktet  apo kushtet e jetesës së studentëve janë të mjerueshme.

Ndryshimet në qeveri të bëra së fundmi, mendoni se do ta përmirësojnë situatën për arsimin? Ndoshta një reformim apo një reflektim për kërkesat e studentëve?

Ndryshimet e qeverisë, treguan shumë qartë që kjo qeveri ka rënë. Të ndërrosh 8 ministra dhe të mos ndërrohet kreu i qeverisë, vetëm në Shqipëri mund të ndodhi, sepse institucioni i dorëheqjes duhet njëherë e mirë instaluar, sepse nuk mund tëfajsosh njëherë LSI-në, pastaj fajson popullin, pastaj fajson rektorët dhe dekanët për protestën apo për situatën në Shqipëri dhe keru i qeverisë qenka ai më puritani, i cili nuk pranon as Vettingun e politikanëve, as Vettingun e tij për gjithçka dhe tani e kanë fajin ministrat. Për mua fajin kryesor për të gjithëkeqqeverisjen e ka z. Rama, sado që ai të mundohet të vendosënjerëz anonimë apo njerëz që nuk kanë stofin për të përballuar sfidat, por për mua ata janë thjeshtë njerëz që janë aty për dekor, sepse është kryeministri i tillë, i cili do të bëjë çdo gjë vetë. Do të jetë edhe ministër, do të jetë edhe protagonisti kryesor dhe ai që duhet të mbajë peshën kryesore për keqqeverisjen, apo përgjegjësinë kryesore, sot ia fajson të tjerëve dhe nuk mban asnjëlloj përgjegjësie.

Nëqoftëse e patë protestën sot, studentët vetë ikën te Ambasada Amerikane dhe ia kanë thënë vetë që nuk kanë më besim te kjo qeveri apo te ky kryeministër. Çfarë do më shumë kryeministri që të kuptojë që duhet të largohet edhe ti japi rrugë njëdimensioni të ri të qeverisjes dhe të llogaridhënies padyshim? Sepse i quan ata pengmarrës të protestave, ndërkohë që ky ka marrë peng një vend të tërë dhe ëndrrat e mijëra e mijëra tërinjve, të cilët opsionin e vetëm kanë emigrimin. Nuk kanë as mundësi për t’u arsimuar në mënyrë dinjitoze, për të pasur njëjetë studentore dinjitoze, nuk kanë një treg pune të konsoliduar, papunësi në rritje dhe padyshim që zgjidhja e vetme ështëemigracioni që është në shifra shumë të frikshme kohët e fundit.

A ka LSI-ja apo vetë opozita në bllok një zgjidhje për situatën në të cilën ndodhet arsimi sot kryesisht?

Zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës. Nuk ka asnjëlloj zgjidhje tjetër, vetëm largimi i tij dhe kalimi i zgjedhjeve nëzgjedhje të parakohshme, qoftë të përgjithshme, qoftë vendore dhe ky është opsioni i opozitës, do të mund të çlirojë vendin edhe do të mund t’i japi një frymëmarrje të re të gjithë zhvillimit ekonomik, të gjithë kapjes që është bërë momentalisht nga mafia. Ju i dini shumë mirë skandalet që kanë plasur prej muajsh për këtë qeverisje. Pra nuk e di se çfarë duhet të ndodhi mëshumë në këtë Shqipëri, ku vendi është i varfër, ku nuk ka ekonomi, ku ka papunësi, ku njerëzit duan të emigrojnë, ku kemi një qeveri që punon për disa njerëz dhe jo për popullsinë që kynjeri duhet të kuptojë që duhet të largohet dhe që cikli i tij ka mbaruar absolutisht, është vetëm çështje kohe.

E përmendët pak më përpara për aferën te Unaza e Re. Çfarë po ndodh me përgjegjësit e kësaj situate? Jeni nëdijeni se ku është puna e Prokurorisë? LSI-ja ka kërkuar pezullim të plotë te Unaza e Re. Çfarë ka ndodhur?

Padyshim që ne e kemi dërguar edhe në formë zyrtare një letër për të pezulluar punimet te Unaza e Re, sepse vetë afera që media e ka publikuar, ne e kishim komunikuar edhe më parë që aty nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një rrugë që padyshim që të gjithë jemi dakort edhe ne edhe qytetarët. Çështja është që vetë kjo rrugë, kostoja që i është vënë për mënyrën e tenderuar, është komplet një aferë korruptive dhe për sa kohë që u zbulua që një nga ato firmat është offshore edhe lekët nuk dihet se ku shkonin, për 18 milion euro dhe totali i gjithë asaj rrugë 2.2 km ishte 40 milion euro, një vlerë kolosale për kushtet e Shqipërisë, atëherë ne kërkuam që kjo të pezullohet derisa kjo të sqarohet dhe të zbardhet totalisht çështja.

Uroj që Prokuroria të tregojë njëherë e mirë që është e pavarur, me gjithë dyshimet që ne kemi për të, ajo i ka të gjithë letrat për të ekzekutuar, për të pezulluar, procesin edhe për ti hapur rrugë një transparence, një epoke të re.

Ndërkohë jemi në janar, dhe janë marrë disa hapa nga KQZ për sa i përket zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, çfarë po ndodh me LSI-në, takimet me strukturat kanë në fokus edhe zgjedhjet vendore, apo jo?

Padyshim që ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, takimet gjatë gjithë kohës kanë qenë më anëtarët tanë më simpatizantët tanë, kjo është në dy drejtime paralele, pra edhe organizimi dhe evidentimi i kandidaturave që ne do të kemi, qoftë për listat në këshill bashkiak, qoftë për kandidatë të përbashkët me partinë demokratike për bashkitë përkatëse, kështu që pa dyshim që janë zgjedhje shumë të rëndësishme, kanë të bëjnë direkt me shërbime ndaj qytetarëve. Sfida jonë është që të gjejmë kandidatura sa më përfaqësues dhe me integritet dhe që ti shërbejnë sa më mirë qytetarëve.

Si nënkryetare e LSI-së a ka një qëndrim përfundimtar opozita për sa i përket reformës zgjedhore, po vijnë zgjedhjet, ishte paralajmëruar si një parakusht i opozitës reforma zgjedhore para zgjedhjeve vendore, çfarë po ndodh?

Është pezull do gjë ju e dini shumë mirë, pavarësisht se ne kemi kërkuar që të zbatohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR, ato janë mjaft të qarta, ata kanë kërkuar edhe partnerët tanë. Pas zgjedhjeve të 2017, padyshim që mënyra se si ato u kryen dhe përgjimet që dolën më pas për manipulim dhe vjedhje votash, të cilët ne e denoncuam që në ditët e para, hap pas hapi ato edhe u faktuan nga organe të tjera të cilët e zbardhën dhe përgjime këtë gjë. Mendojmë që është kyçe për demokracinë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ky ka qenë qëndrimi i LSI-së dhe për sa kohë nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme do të kemi këtë situatë në Shqipëri ku grupe të caktuara vjedhin votën dhe fitojnë pa program dhe pa asnjë lloj alternative zgjedhjet dhe jemi në këtë krizë ekonomike dhe në papërgjegjshmëri të qeverisë, që kështu kusht kryesor edhe për procesin e integrimit padyshim janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe në tavolinën e politikës tashmë janë edhe rekomandimet e OSBE/ODHIR sepse situata është shumë e qartë, mjafto vullneti politik për ti zbatuar ato.

Ndërkohë është opozita ajo që sipas kreut të grupit parlamentar Socialist z.Taulant Balla nuk shkon për të votuar reformën zgjedhore, ai disa herë ka bërë publikisht ftesë edhe teksa zhvillohej protesta e diasporës, që opozita të shkonte të votonte edhe për reflektimin e votës të gjithë përfaqësuesve të shqiptarëve të diasporës, a do të shkojë opozita apo jeni të gatshëm t’i bojkotoni zgjedhjet?

Nuk është diskutuar në asnjë moment bojkoti i zgjedhjeve, padyshim që ne do të jemi pjesëmarrës në mënyrë shumë dinjitoze, padyshim do të ketë një qëndrim, padyshim vullneti jonë për të dhënë kontributin maksimal për një reformë zgjedhore dinjitoze, por jo të bëjmë sikur bëjmë reformë zgjedhore dhe pas çdo viti të kemi të njëjtat rekomandime, kjo duhet të ndryshojë, pra të kemi një reformë zgjedhore thelbësore, më pëlqen edhe hedhja idesë për votimin dixhital, për më shumë transparencë, për dhënien e rezultatit në kohë reale, pra janë shumë, shumë gjëra që duhet të diskutohen ku thelbi padyshim është tjetërsimi i votës apo vjedhja e votës, e cila është pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Ndërkohë një ditë më parë Presidenti Meta ka folur për dekretimin dhe mos dekretimin e disa ministrave në kabinet të ndryshuar nga kryeministri Rama, a jeni dakord me qëndrimin e tij për sa i përket kryesisht Ministrisë së Jashtme?

Presidenti ka autoritetin dhe përgjegjësinë e plotë në gjithë vendimet që ai ndërmerr, ai e ka shprehur mjaft qartë, që brenda kuadrit kushtetues dhe afatit që lejon kushtetuta, do të bëjë verifikimet e mundshme, për ne nuk përbën asnjë lajm, për ne do të ishte lajm apo gjë shpresë dhënëse për të gjithë shqiptarët nëse kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen se sa lëvizja e disa ministrave dhe ardhja e disa ministrave që në shumicën e rasteve janë anonimë.

A ka qenë mbështetje për LSI-në Presidenti i referohem mazhorancës, ku menjëherë pasi ka rikthyer Presidenti buxhetin për 2019 duke i reflektuar ndryshimet që donin studentët në buxhetin e arsimit, vetë kryeministri Rama e ka quajtur një lojë te koordinuar me LSI-në dhe Presidentin, ka qenë një mbështetje në këtë rast?

Tani z. Rama bie në kundërshtim me fjalët e tij sepse ishte vetë Taulant Balla apo deputetët e tij që kërkonin apo thonin pretekstin kur ne çuam kërkesat apo ligjet për të ndryshuar zërat në buxhet edhe për ta bërë rritjen në buxhet në mënyrë që të plotësoheshin kërkesat e studentëve të cilët thonin që është buxheti në Presidencë dhe nuk kemi mundësi ta ndryshojmë, kështu Presidenti duke dëgjuar këtë shqetësim të deputetëve të mazhorancës, të cilët e kishin të pamundur për të reflektuar ndryshimet që kërkonin studentët në buxhet, vetë projekt buxheti kishte shkuar i miratuar në Presidencë dhe padyshim duke parë situatën në vend nuk besoj që Presidenti do të linte jashtë vëmendjes protestën e studentëve dhe e ktheu për ti dhënë një shans mazhorancës që të mund të ndryshonte dhe të plotësonte kërkesat e studentëve dhe e gjithë jeta studentore të kthehej në normalitet. Kjo është një gënjeshtër e radhës e z. Rama