U mor mbi 9 orë në pyetje si person nën hetim, ish-ministri Beqaj del nga SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas më shumë se 9 orësh ka dalë nga ambientet e SPAK.

Beqaj ka hyrë rreth orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe raportohet se ka dalë tani.

Sigal

Por, ndërsa ka hyrë në ambientet e SPAK për të dhenë sqarime në lidhje me tenderin e shumëpërfolur të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ai ka parkuar gabim jashtë ambienteve automjetin e tij luksoz.