Tushe në burg, Agollit të FSHZH nuk i hyn gjemb në këmbë

186
Sigal

Një tender i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i nxjerr bojën lojës me “anti-korrupsion”, të bërë më 7 korrik 2021, për prangosjen e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, lidhur me tenderin e një kanali.

Ai tender, u konsiderua: “I paligjshëm, në vlerë të lartë financiare e me shkelje procedurash” nga kryebashkiaku Fatos Tushe, paçka se u provua që ai nuk kishte vjedhur e nuk kishte marrë ryshfet, por përfundoi në pranga.

Çudi është fakti, se sot pas 1 viti, për të njëjtin kanal në Lushnje e me specifikime të njëjta, drejtori Dritan Agolli (gogoli) i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka shpallur tender tjetër me procedurë të përshpejtuar si afat  kohor e në vlerë disa herë më të lartë se tenderi i parë.

Ja krahasimi: Tenderi që çoi me aq bujë në pranga kryebashkiaun e Lushnjes Fatos Tushe duke e paraqitur si “peshk i madh”, ishte në vlerën 200 mijë Euro dhe ishte zbatuar kontrata në masën 90% të vlerës, me abuzim nga firma n/kontraktore sipas pamfleti.

Ndërsa tenderi për të njëjtin kanal e volum punësh, që kanë shpallur e do bëjë në 23 qershor  Dritan Agolli, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është me vlerë 3.2 milionë Euro me TVSH, ose 16 herë më shtrenjtë se tenderi që çoi në burg kryebashkiakun Tushe.

Po e publikojmë këtë fakt, si informacion dhe 4 pyetje logjike mbi bazë prove për SPAK-un, i cili kërkon 5 vite burg për kryebashkiakun Fatos Tushe me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe si provë për Gjykatën e Posaçme, që do vendosë:

– Pse para 1 viti, tenderi i kanalit të Lushnjes u quajt “i paligjshëm si prokurim e me vlerë të lartë 200 mijë Euro”?

– Pse sot, që po bëhet nga Edi Rama i qeverisë dhe Dritan Agolli i FSHZH me vlerë 3.2 milionë Euro për të njëjtin kanal e volum pune, ky tender quhet “i ligjshëm e me fond limit në kosto reale”?

– A do ta tërheqë SPAK-u në seancë gjyqësore, akuzën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe e ai të lirohet?

– Cili quhet “peshk i madh”: kryebashkiaku Tushe, apo drejtori Agolli i FSHZH, që të njëjtin tender po e bënë 16 herë më shtrenjtë?

FAKT/ Zv/kryetaren e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa që bëri tenderin e kanalit para 1 viti, Edi Rama e kandidoi dhe e votoi për kryetare më 6 mars 2022. Komentet ja të tepërta.