Tryeza me LSI/ Kreu i shoqatës ”Antipatrea” thirrje Ramës: Jemi krah Presidentit! Berati s’ka vend për ty, nuk luan dot me qytetin

427
Sigal

Kreu i shoqatës Antipatrea, Pavllo Shkarpa ka mbajtur fjalën e tij në tryezën me LSI në Berat për trashëgiminë kulturore.

Inxhinier Shkarpa ka bërë me dije se shoqata tashmë është rreshtuar në krah të Presidentit, por është e hapur për çdo tryezë diskutimi nga çdo forcë politike.

Ai ka paralajmëruar kryeministrin Rama duke thënë se Berati s’ka vend për të, dhe të bëjë kujdes kur fut dorën pasi nuk luan dot me qytetin.
Po ashtu Shkarpa i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë lidhur me abuzimet me tenderat në Berat.

”UNESCO i dha pasaportën diplomatike, në çdo kancelari europiane. Impaktin e parë, futja e Beratit në UNesco e dha. Një shitje në kala, një në Goricë. Sot shtëpia shitet sot 100 milion lek të reja. Djemtë e Beratit, që këtë qytet e krijuan me mençuri, sot duam që ky qytet të mos cënohet absolutisht në emër të asaj që quhe zhvatje, prishje, pushteti. Dhe ne bëjmë si të duam. Ta harrojnë të gjithë, që nga Rama se nuk luan dot me Beratin. I bëj thirrje kujdes me qendrën historike dhe problemet

Nuk je pronar i Beratit, je shërbëtor nëse do të quhesh shërbëtor. Ndryshe atë karrige s’do e kesh, dhe Berati s’ka vend për ty. Ne nuk vimë nga tenderat, por nga dashuria për këtë qytet. Kujdes me forcat politike, kujdes nga këta që lëivizn për interesa politike. Është vënë dorë në qendrën historike. Nga kjo tryezë i bëj thirrje SPAK-ut të marrë në dorë fatet e beratit, të zbulojë çfarë afera po bëhen, pasi po bëhet krim.
Ne jemi transparentë si beratas, në rang niveli qëndror e vendor. I bëj thirrje kryebashkiakut që e kam quajtur mediokër, kujdes me Beratin. Merr vendime në emër të qytetarëve.
Jemi të hapur për çdo forcë politike, sot na thirrët ju, edhe nëse na thërrët PS do shkojmë, edhe PD. Ne kemi denoncuar këto që po ju them sot. I kemi denoncuar pranë Presidentit. Jemi rreshtuar në mbrojtje të unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, ja kemi dhënë live Presidentit.
Presidenti është shumë i angazhuar për Beratin, dhe shumë sensibël. Berati është shumë i bukur.
Të gjithë kur bashkohet rreth qytetit, bëjnë një ansambël të mahnitshëm. Forcës suaj politike i kërkojmë një gjë. Duhet të bëjmë një kontratë bashkë, që vendimet nga kjo tryezë t’i referohen dashurisë për qytetin. Projektet e integrimit të Beratit duhet të marrin rrugë, të Osumit duhet të marrin rrugë.
Mirëthotë kjo magazinë pa dije ka bërë dhe një fjalim, e ka thënë 3 herë, ka bërë një fjalim në Kuvend, që shoqata Antipatrea del për vota. Jo z.Rama, kemi kontribuar. Jemi te rreshtuar me Presidentin, krah tij për mbrojtjen e Kushtetutës, për bashkëjetesën qytetare. Falenderoj LSI.”- tha Shkarpa.