Tritan Shehu: Diktatura sot realizoi një krim ndaj njeriut!

315
Sigal

Nga Tritan Shehu 

Ajo qe ndodhi sot me Teatrin i kalon te gjitha kufijte e nje krimi politik apo te shkaterrimit te trashegimise, prones, lirive te nje vendi.

Ketu kemi te bejme edhe me nje krim te paster kunder Njeriut.

Sot ky rregjim pikerisht ne periudhe pandemie, ne kundershtim te plote me te gjitha rregullat e nje epidemie edhe te “gjendjes se jashtezakoneshme”, me koshience e qellime te erreta ndermer nje hap te tille unik ne bote, ndesh me te gjitha ligjet e detyrimet tona, me konventat nderkombetare, te denje vetem per rregjimet me te obskurantiste qe njerezimi ka njohur.

E pa imagjinueshme, ndersa ne nje ane vazhdon te mbaje vendin “te mbyllur” nen rregullat me absurde duke u fshehur mbas “kurbave” sureale e pa asnje baze profesionale, ne ane tjeter ne kundershtim me te gjitha parimet organizon nje “masaker” te tille duke grumbulluar qindra forca e zbatues, duke provokuar nje popull te tere, duke i ekspozuar ne menyre cinike njerrezit.

Kjo ndodh sepse e keqja me e madhe per cdo popull eshte dikatura, e cila per qellimet e saj nuk e kursen Njeriun as ndaj ”virusit”, ajo perdorur gjithecka per interesat e saj.
Dhe kjo do te vazhdoje ne perkeqesim deri sa Njeriu t’i thote “Ndal” asaj, si e vetmja mundesi per tu cliruar nga cdo e keqe.