Tritan Shehu: 25 prilli është afër për të bërë shtetin të kthejë fytyrë dhe kujdesin drejt popullit të thjeshtë

201
Sot ne Diten Nderkombetare te Minatorit perkeqesohet gjendja katastrofale e atyre ne Memaliaj, Luftinje etj, ne ate pellg qymyri, si kudo ne Shqiperi!
Minatoret jane krejt te braktisur ne varferi, semundje profesionale, te harruar e pa shprese nga ky rregjim e Kryeminister.
Ishte pikerisht Rama, qe nuk lejoi te miratohet ne Kuvend ligji per “Statusin e Minatorit”, me premtime se po pregatiste nje “universal”!
Perfundimi asgje, as status, as pagese suplementare per ato vite pune shume te veshtira, as kujdes te vecante shendetesor aty ku ata banojne a ne Tirane, asgje.
Perkundrazi edhe ai “spital” i Memaliajt eshte katandisur ne nje qender shendetesore larg standarteve, qe po atrofizohet cdo dite, ndersa ne spitalet qendrore….!
Asnje kujdes shendetesor i vecante, asnje mundesi reabilitimi, asnje egzaminim laboratorik a imazherik per ata ne ate Qark, as ne Gjirokaster….asgje, asgje, asgje, vetem te lene ne harrese ne “rrugen drejt vdekjes”!
Dhe sot kur kane ngelur pak nga ata punonjes nentoke: megjithate dhe keta pak jane braktisur me cinizem ne meshiren e fatit.
Fatmiresisht 25 Prilli eshte afer per te bere qe Shteti te ktheje fytyren e kujdesin edhe per keta njerrez te sakrifikuar dikur me profesionin e tyre e sot ne harresen e lene nga kjo Qeveri e pa pergjegjeshme!
Sigal