Tri kryeministrat e rajonit që munguan në takimin e Durrësit

489
Sigal

Tri kryeministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë, Sebisë dhe Malit të Zi nuk kanë marrë pjesë në takimin informal të organizuar nga kryeministri Rama në Durrës.

Në nisje të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit shqiptar ka shpjeguar arsyet e mungesës së Bojko Borisov, Ana Brnabiç dhe Zoran Zaev.

Rama: Për rrethana objektive kanë pamundësuar  praninë e disa miqve të tjerë të rëndësishëm. Përfitoj nga rasti ti shpreh ngushëllimet tona, kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku kanë humbur jetën shuëm persona, është bërë shkak për anulimin e ardhjes së tij. 

Po ashtu Kryeministri i Maqedonisë pas më shumë se një orë në aeroportin e Shkupti e ka pasur të pamundur për shkak të kohës.  

Kryeministrja serbe na ka përcjellë keqardhjen për pamundësinë. Megjithatë besoj që kemi zhvilluar një takim të frutshëm, të dobishëm duke bërë një bilanc të ecurisë së procesit të krijimit të zonës rajonale ekonomike, duke parë më radhë të gjitha aspektet e këtij procesi, qoftë ato që kanë ecur si duhet qoftë ato që kanë nevojë për një shtysë të fortë.