Tre mocione kundër Shqipërisë/ Holanda e vendosur: Të mos hapen negociatat, me asnjë kusht

428
Sigal

Qëndrimi refuzues i Holandës ndaj çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vijon të përforcohet me afrimin e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, më 17 dhe tetor, në Bruksel.

Paraditen e sotme, tre deputetë, depozituan në parlamentin holandez tre mocione bllokuese për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit BE- Shqipëri.

Mocionet në fjalë i kërkojnë qeverisë së Amsterdamit të votojë kundër avancimit të rrugëtimit evropian të Shqipërisë në mbledhjen e javës së ardhshme, madje edhe kundër çeljes me kushte sikurse ka propozuar Bundestagu gjerman.

Ndonëse, Holanda ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Shqipëria, siç u duk edhe në debatin parlamentar të para dy ditësh, deputetët theksojnë se nevojitej më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendimi përfundimtar i qeverisë holandeze pritet të merret pas votës së Francës më 17-18 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Unionit, ku Holanda nuk do të përfaqësohet në rang ministri, pasi shefi i diplomacisë Stef Blok do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin, Mark Rutte.

I deleguari i Holandës në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera anëtare do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit të deritanishëm.

Në këtë mënyrë, qarkullon dyshimi se një “po” e Francës do ta ndryshonte qendrimin e prerë të ekzukutivit holandez, që në atë rast do të unifikonte qëndrimin me dy shtetet kryesore të BE-së në votën e krerëve të shteteve të vendeve anëtare më 18 tetor.