Transparency International:SHQIPËRIA NUK I PLOTËSON KËRKESAT PËR BE

530
Sigal

Transparency International”, zbardh realitetin e reformave fiktive në Shqipëri:
Institucionet të pa
fuqishme, politika pengon luftën kundër korrupsionit”

Prej ditës së djeshme, kemi përballë një raport të organizatës
“Transpareëncy International”, publikuar për gjendjen e demokracisë në
Shqipëri, funksionimin e institucioneve kryesore të saj dhe rolin e tyre për të
luftuar kundër korrupsionit, nxjerr në pah të meta serioze në të gjitha hallkat
e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Raporti me temë “Themelet e Sistemit
Kombëtar të Integritetit”, analizon 4 sektorë kryesorë:
politiko-institucionalë, social-politikë, social-ekonomikë dhe
social-kulturorë. “Transparency International”, informon në këtë raport, se
“Shqipëria mbetet e prekshme ndaj korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve
politike dhe mungesës së pavarësisë në institucionet kyçe të mbikëqyrjes”.
Zonja Cornelia Abel, koordinatore e “Transparency International” për Europën
Juglindore dhe për Ballkanin Perëndimor, nënvizoi se “Shqipëria nuk i plotëson
kërkesat e Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit dhe, nëse nuk
ndërmerr reforma kyçe urgjente, kjo situatë e rëndë korrupsioni e mos luftimi
të tij, do të pengojë integrimin në BE, duke shtuar se “është shqetësuese, që
institucionet e ngritura për të garantuar se vendim-marrësit do të punojnë në
interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta
realizuar këtë detyrim”. Sipas raportit të “Transparency International”,
citohet se të 15 institucionet dhe sektorët e shqyrtuar, janë larg të qenit
“shtylla të forta” për luftën kundër korrupsionit. Referuar vlerësimit të bërë
prej “Transparency International”, rezulton se institucioni i Kontrollit të
Lartë i Shtetit (KLSH) është institucioni dhe shërbimi më i mirë në sistemin e
luftës së hapru e konkrete kundër korrupsionit në Shqipëri, duke çuar përballë
drejtësisë krimin ekonomik-financiar të bërë prej zyrtarëve të shtetit, gjatë ushtrimit
të detyrave e funksioneve ekzekutive dhe të pushtetit të mandatuar me votë!
Raporti i “Transparency International”, analizon gjendjen e demokracisë në
Shqipëri, funksionimin e institucioneve kryesore të saj dhe rolin e tyre për të
luftuar kundër korrupsionit, nxjerr në pah të meta serioze në të gjitha hallkat
e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Në raport thuhet, se Shqipëria është i
vetmi vend që ka mbetur pas në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste. Në
dokument thuhet, se Shqipëria ka “nivel zero” për sa i takon ndëshkimit të
zyrtarëve të nivelit të lartë. “Shqipëria ka pothuajse “zero” historik
hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh për korrupsionin politik të nivelit të
lartë. Një raport konfidencial i OSBE-së i zbuluar dhe i nxjerrë në media kohët
e fundit bënte një përmbledhje të një numri të madh aludimesh, të ngritura
kryesisht nga media, duke lidhur figura të ndryshme politike me korrupsionin
ose krimin. Edhe pse nuk është opinioni zyrtar i kësaj organizate, OSBE u
shpreh se dokumenti ishte i vërtetë dhe në përmbajtje ka informacion për
shkelje ligji nga 36 deputetë shqiptarë, përfshirë shtetarë të mëparshëm e të
tanishëm, thuhet në raporton e TIA-s.

Kuadri ligjor i Shqipërisë nuk garanton pavarësinë e këtyre institucioneve
të rëndësishme nga pushteti politik, pavarësisht se reformat e fundit janë
hartuar në përputhje me kërkesat e BE-së për hapjen e negociatave për
anëtarësim.

“Reforma e fundit për drejtësinë në Shqipëri ishte një fillim i mirë, por
mbetet e paplotë,” tha Abel nga Transparency International. “Disa prej ligjeve
në paketën e reformës në drejtësi, pritet të miratohen nga Parlamenti, ndërsa
sytë janë të drejtuar nga qeveria për t’u siguruar që reforma do të zbatohet në
të vërtetë. Shumë më tepër nevojitet për t’u bërë, në mënyrë që Shqipëria të
hapë negociatat me BE-në,” shtoi ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përgjegjës për mbikëqyrjen e partive
politike dhe financimin e fushatave elektorale është gjithashtu i penguar nga
ndërhyrjet politike, sa kohë që partitë emërojnë anëtarët e tij. Pavarësisht
një betimi paanësie, ndikimet politike kanë qenë të dukshme në vitet e fundit.
Mbrojtja e anëtarëve të KQZ-së është e dobët dhe partitë kanë në dorë
ndryshimin e përbërjes së komisioneve të niveleve më të ulëta, madje edhe ditën
e zgjedhjeve. KQZ mbetet me burime të kufizuara- me vetëm dy punonjës
përgjegjës për mbikëqyrjen e financimeve elektorale të të gjitha partive
politike dhe pjesa më e madhe e punës u mbetet auditorëve të jashtëm. Auditorët
e jashtëm nuk kanë shtysat e mjaftueshme për ta kryer këtë detyrë, duke i lënë
partitë politike dhe vendim-marrësit e vendit jashtë mbikëqyrjes së
përshtatshme.

Partitë politike rezultojnë të kenë nivelin më të ulët të integritetit,
krahasuar me të gjithë aktorët dhe institucionet e vlerësuara-ato nuk janë të
detyruara të raportojnë fondet dhe shpenzimet gjatë fushatave elektorale, çka
nënkupton se votuesit nuk e dinë se kush po mbështet secilin prej kandidatëve,
përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre.

“Ky raport tregon qartazi se ku nevojiten ndryshimet për të luftuar
korrupsionin. Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të
perceptuar në të gjithë rajonin. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi
politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe
influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit”, – tha Abel.

“Zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të kuptojnë se ata janë në ato
poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Çdo abuzim me postin
duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar”.

Përveç plotësimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, Transparency
International jep rekomandimet kryesore të mëposhtme për çrrënjosjen e
korrupsionit në Shqipëri dhe për të garantuar funksionimin pa ndërhyrje
politike të institucioneve mbikëqyrëse.

1.      Komisioni Parlamentar ad-hoc për
reformën elektorale duhet të marrë funksion të plotë. Pavarësia e administratës
zgjedhore duhet të jetë fokusi kryesor i tij.

2.      Parlamenti duhet urgjentisht të ngrejë një komision ad-hoc 
asistuar nga një sekretariat teknik për të kryer reformën e konfliktit të
interesit dhe rregulloret mbi lobimin. Ky komision duhet të ketë mandat për të
propozuar ndryshime që lehtësojnë kuadrin ligjor, forcojnë pavarësinë e
institucioneve kyçe dhe e bëjnë të mundshëm zbatimin në praktikë.

3.      Partitë politike duhet të zbatojnë standarde më të larta
kur zgjedhin kandidatët elektoralë dhe funksionarët publikë, në mënyrë që të
garantojnë profesionalizmin dhe nivele më të larta të integritetit në sektorët
publikë.