Transformimi i qendrës së traumës, Berisha poston videon: Ja ç’ndodh realisht në spitalin e Noriegës

505
Pas publikimit të transformimit të spitalit të traumës një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, deputeti i PD, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur.
Ish-kryeministri ka publikuar një video të qytetarit dixhital ku duket një person i shtrirë në tokë në shkallët e spitalit ushtarak.
“Nga një spital “lufte” sot ushtaraku i famshëm është një spital i traumës gati për t’u akredituar si spital i standardeve europiane. Falë një transformimi të vonuar 50 vjet…” shkroi Rama një ditë më parë.
Ndërsa sot, Berisha poston denoncimin e qytetarit: “Miremengjes Noriega yne, miremengjes! Qytetari dixhital pershendet Ramen sot ne mengjes me kete video nga Spitali Ushtarak! Sb”
Sigal