Trafiku i drogës, zgjaten hetimet për ish-krerët e policisë

633
Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën -drejtorit të Policisë së Vlorës për moszgjatje të hetimeve për lidhjen e tij në grupin e trafikut me Habilajt. Ish-zyrtari i policisë, Jaeld Çela, është në arrati, së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016-s. Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila. Ish-drejtori i policisë, – thotë Prokuroria, – ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish-ministrit të Brendshëm. Transkriptimet e komunikimeve telefonike, të përcjella me letër porosi nga italianët, hedhin dyshime për përfshirjen e 3 zyrtarëve të policisë, – thuhet në dosje. – Ndërsa efektivë të tjerë të policisë nën hetim i japin informacion Taulant Haxhirajt. Zyrtari i policisë Gjergji Kohila dhe kunati i tij, Renaldo Avdulaj, përmenden vetëm me germën e parë të emrit nga trafikantët, ndërkohë që nga ekspertiza e kryer në telefonat e të arrestuarve në Itali, të përgjuarit janë të regjistruar me emra të ndryshuar, si Fiati, Adidasi, Xheku, Aliej dhe Agushi.
Sigal