“Toyota Yaris”/ Balla dhe Basha përballë njëri-tjetrit në Gjykatë, zbulohet data e seancës së parë!

543
Sigal

Më 10 tetor do të mbahet seanca e parë Gjygjësore për padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Ballës ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Mësohet se  seanca do të drejtohet nga gjykatësi, Gerdi Hoxha.

Kujtojmë që  Balla ka paditur Bashën për shpifje ndaj tij, për akuzat se lidhej direkt me shumën e gjetur në makinat “Toyota Yaris”. Për kapjen e makinave ”Toyota Yaris” me 3.4 mln euro në portin e Durrësit, kreu i PD-së Lulzim Bashau shpreh se kreu i grupit parlamentar të PS-së, ishte garant më pas Balla ngriti dy padi për Bashën.

Kujtojmë se më  20 Qershor të 2018-ës 3.4 mln euro të padeklaruara  u gjetën brenda dy automjeteve tip ”Toyota Yaris”, pa targa. Mjetet ishin pjesë e 9 makinave që transportoheshin me kamionë nga Belgjika dhe mbërritën me traget me linjën e Ankonës në Durrës.