Topalli: “Lista” e PD, interesa të familjes Basha

496
Ish Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se Lista Basha është hartuar për interesa të familjarëve të tij.
Jozefina Topalli: Unë nuk kam asnjë shpërthim dhe nuk jam shprehur ashpër, por kam bërë një reagim për një situatë që është jo e zakonëshme. Një në planin e keqëqeverisjes, që është mbushur vendi me drogë, që shqiptarët që kanë ikur dhe nga ana tjetër kemi një opozitë ose më mirë kemi z. Basha i cili reflekton tek njerzit, diçka që nuk shkon. Pse listat e tij janë të braktisura? Ku është PD ku përballë është kryeministri me keqqeverisjen më të keqe, më alarmante? Cila është opozita sot? Ndihej dhe shoh që lista është e braktisur, ajo që ishte PD. Po shkon drejt rrënimit. Z. Basha me vendim personal nuk donte që PD të hynte në zgjedhje, dhe pastaj “Lista” Basha që nuk ka kaluar në asnjë forum. Lista reflekton interesa të biznesit të familjes Basha dhe të biznesit të vendit, në këto zgjedhje nuk merr pjesë PD, në këto zgjedhje PD ka mbetur jashtë zgjedhjeve.
Sigal