Fatos Lubonja në “Të Paekspozuarit” : Ju tregoj sa oligarkë ka në listën e PS dhe të PD

515
Për analistin Fatos Lubonja, lista e PD-së nuk është problemi kryesor që duhet të diskutohet tani dhe as situata brenda demokratëve.

Ndonëse një prej demokrateve të vjetra Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 foli për lista që nuk reflektojnë demokratët, Lubonja thotë se ky nuk është problem, por problem është maxhoranca. Sipas tij në listat e PS-së ka 13 oligarkë dhe në listat e PD0së 3 të tillë.

“Në listat e PS-së ka 13 oligarkë, në listat e PD-së 3 dhe ne flasim për listat e PD-së”, tha Lubonja. Ndërsa gazetari Ylli Rakipi i ka tërhequr vëmendjen duke i kërkuar që të flitet për akuzat e Topalli dhe sa rrezikon PD në këto zgjedhje.

“Po flasim për PD, jo për listat e PS-së dhe do flasim kur të jetë kryeministri Rama këtu për listën e PS”, tha Rakipi duke njoftuar se më 15 qershor kreu i qeverisë do të jetë në studion e tij.
Sigal