Një tjetër kandidat i grupit të Alibeajt është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit. Këtë herë bëhet fjalë kandidatin e Mirditës, Mark Ruçi.
Në një komunikim për mediat, Ruçi u shpreh se ishte tërhequr nga gara për të mbështetur kandidatin e PD-së, atë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në mënyrë të tillë që të mos përçahen demokratët.
“Tërhiqem për t’u krijuar mundësinë demokratëve që të fitojnë bashkinë Mirditë pas 12 vitesh”, është shprehur ai.
Kujtojmë se më herët edhe disa kandidatët të tjerë janë tërhequr nga gara.
Letra e Ruçit drejtuar KQZ:
Për dijeni: KQZ Tiranë
Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datelindjes 20.08.1961 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:
1) Duke qenë kandidat për Kryetarë Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arsyet personale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqen nga gara e zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
2) Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen time per t’u përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetarë Bashkie në Mirditë.
KANDIDATET E ALIBEAJT
Bashkia Vau-Dejës- Klomentina Drini
Bashkia Dibër– Naim Gazidede
Bashkia Kamëz- Bilbil Bajraktari
Bashkia Tiranë- Roland Bejko
Bashkia Dimal- Dritan Sula
Bashkia Kucovë – Ilirjan Koxhaj
Bashkia Fier- Eriselda Zotaj Çelaj
Bashkia Polican -Florjan Qama
Bashkia Mallakastër- Agron Kapllanaj
Bashkia Patos- Pranvera Rizaj
Bashkia Gjirokastër -Shemsho Lamaj
Bashkia Këlcyrë- Adriatik Spahiu
Bashkia Tepelenë- Sokol Guga
Bashkia Finiq- Leonidh Papa
Bashkia Sarandë- Skënder Muço