Tjetër reagim i ashpër, Konservatorët Europianë kundër Edi Ramës

47

Konservatorët dhe Reformistët Europianë – ECR, një nga grupet më të fuqishme politike në Parlamentin Europian, ku bën pjesë dhe Partia Republikane e Shqipërisë, kanë dënuar ashpër kryeministrin Edi Rama për prishjen e konsensusit përmes ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës.

Këto ndryshime, ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë

ECR, ku bën pjesë dhe PR-ja e drejtuar nga Fatmir Mediu, ka ashpërsuar tonet teksa deklaron se këto ndryshime bien ndesh me rekomandimet e OSBE-së dhe janë të papajtueshme me standardet e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Image

ECR i është drejtuar partisë në pushtet me thirrjen e drejtpërdrejtë që ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit dhe kodifikimit konsensual të kësaj marrëveshje që ësjtë miratuar dhe është tashme ligj.

Njoftim për shtyp nga ECR:

Grupimi i Partive Konservatore ne Parlamentin Europian i bën thirrje Mazhorancës të respektojë Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Grupimi ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama te konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të penguar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale shkon kundër orientimit evropian të Shqipërisë.

Partia ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, kundër rekomandimeve të OSBE-së në mbështetje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së.  Partia ECR i bën thirrje partisë qeverisëse të Shqipërisë të mbështesë Marrëveshjen e 5 Qershorit mbi Zgjedhjet.

Image