Tjetër qëndrim i ndryshëm nga Basha: PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën Kryeministër

633
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ndryshe nga kryetari Lulzim Basha, mendon se PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër. Deklaratat Bylykbashi i bëri gjatë një interviste për Abc News.

I pyetur lidhur me qëndrimin këmbëngulës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, Bylykbashi u shpreh se sido që të mbahen zgjedhjet PD del fituese. Me Edi Ramën kryeministër apo pa Edi Ramën kryeministër ishte pyetja këmbëngulëse e intervistueses, të cilës Bylykbashi iu përgjigj:

“Për mua PD fiton edhe me Edi Ramën kryeministër. Zgjedhjet janë detyrim për partitë politike. Jua përsëris, PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe i fiton zgjedhjet. Ky është opinioni im personal, është gjykimi im”, tha Bylykbashi.