Tirana më e pastër se Roma, Petrit Vasili: Kur e var mendjen në degë të fikut!

413
Deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se Tirana është më e pastër se Roma, për Petrin Vasilin vjen si pasojë e varjes së mendjen në degë të fikut.
Ironia e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, për këtë deklaratë të kryebashkiakut të Tiranës është se sipas Vasilit mund të thuash edhe më shumë nëse e var mendjen në degën e fikut.
”Sa rehat është ky Veliaj kur thotë që Tirana është më e pastër nga Roma që paskan mbytur plehrat. Kur e var mendjen në degë të fikut, kjo s’është gjë hiç, mund të thuash edhe më shumë”,-shkruan Vasili në facebook.
Sigal