Tensionet me Rusinë, ambasada amerikane në Moskë zvogëlon nivelin e shërbimeve

206
Sigal

Ambasada amerikane në Moskë njoftoi se po zvogëlon numrin e shërbimeve konsullore për shkak të kufizimeve që i ka vënë Rusia në punësimin e stafit lokal.

“Nga 12 maji, Ambasada Amerikane në Moskë do të ofrojë vetëm shërbime emergjente për qytetarët amerikanë dhe një numër shumë të kufizuar të vizave të emigracionit”, tha ambasada në një deklaratë më 30 prill.

Javën e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi qeverinë të përpilojë një listë të shteteve “jomiqësore” si dhe nënshkroi një ligj për të kufizuar numrin e stafit lokal që punon në misione të huaja diplomatike dhe agjenci të tjera.

Uashingtoni dhe Moska kanë hyrë në një fazë të re të tensioneve.

Shtëpinë e Bardhë ka shpallur sanksione ndaj Rusisë për shkak të sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve në zgjedhje dhe kërcënimeve ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Një çështje tjetër që ka prekur raportet mes dy vendeve është burgosja dhe shëndeti i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pastaj situata në Ukrainën lindore dhe akuzat e përfshirjes ruse në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Republikën Çeke më 2014.