Tensionet/ Berisha: Rama argat i Vuçiçit! U angazhua në projektin e ndarjes së Kosovës

42
Sigal

Ish-kryeministri, Sali Berisha, hodhi akuza në drejtim të kreu të qeverisë, Edi Rama në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për tensionet në veri të Kosovës.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama është argat i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, dhe zbaton urdhërat e këtij të fundit.

Berisha shtoi se pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, Rama u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur, që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe.

Berisha: “Edi Rama nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomnadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. Ndaj dhe Majkëll Martin thotë se, pas Pashiqit është kryeministri më i mirë i Serbisë.
Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama.