Ngjarje e rëndë në Maliq, 62-vjeçari shkoi për të prerë dru në mal, gjendet i vdekur nga banorët e zonës

41
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyras të bashkisë Maliq. Një 62 vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62 vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.