Tedi Blushi: Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë

23
Nga Tedi Blushi

Sigal

Edi Rama, që në 11 vite në pushtet ka rrëmbyer dhe ka tjetërsuar pronat e komuniteteve fetare, u ka dhënë buxhet vjetor më të vogël se të “Rilindjes” apo të barabartë me partinë pa vulë të Lul Bashës dhe që ka përdorur çdo instrument për të nxitur përçarjen e shkatërruar harmoninë ndërfetare (siç bëri së fundmi me rezultatet e Censusit) u kujtua sot të “respektojë” të drejtat e tyre.

Ky njeri i paFe, antiFamilje dhe antiAtdhe, përfaqësues i internacionales kriminale të surrogacisë dhe sektit pervers “Prindi 1 – Prindi 2”, pinjoll i denjë i mohuesve të Zotit që shkatërruan xhami, teqe dhe kisha, befas na u shfaq nga Thethi me tapi në dorë duke i kthyer pronat kishës atje.
Asgjë më shumë se një tentativë për të kopjuar keq programin konkret të Partisë së Lirisë dhe vizionin e Liderit të saj, Ilir Meta që vetëm në pak vite Kryeministër i ktheu pronat në Tiranë dhe kudo për Komunitetin Mysliman Shqiptar, Kishën Ortodokse Autoqefale, Komunitetin Bektashian dhe Kishën Katolike.
Pa harruar se gjatë mandatit të tij si President i Republikës, Ilir Meta i dha shtetësinë shqiptare Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, ndërmori një sërë nismash konkrete, si dhe i dërgoi me dhjetëra kërkesa zyrtare Qeverisë për kthimin e pronave të komuniteteve fetare, për të cilat nuk mori asnjë përgjigje.
Premtimi i “Rilindjes” në vitin 2013 për t’ju kthyer të gjitha pronat komuniteteve fetare rezulton një mashtrim i madh dhe i pabesë.
Askush nuk mund të besojë se pas 11 vitesh në pushtet, Edi Rama mund të bëjë diçka ndryshe.
🇦🇱✅ Kthimi i plotë i pronave të komuniteteve fetare dhe kompensimi fizik aty ku kthimi nuk është i mundur është prioritet kryesor për Partinë e Lirisë dhe ne do t’u japim zgjidhje urgjente, njëherë e përgjithmonë, duke ua kthyer të gjitha pronat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
🇦🇱✅ Partia e Lirisë angazhohet për të 10-fishuar mbështetjen për komunitetet fetare brenda vitit të parë të qeverisjes, me të paktën 10 milion euro nga rreth 1 milion euro në vit që marrin aktualisht, si dhe financimin e tyre sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.