Teatri, simbol i rezistencës ndaj shtetit bandit dhe pushtetit autoritar të Ramës

265
Sigal

Orë pas ore me krimin shtetëror ndaj  qytetërimit shqiptar. Bashkë me Teatrin, mafia goditi edhe shtetin e së drejtës, i cili nuk do të ketë qetësi deri sa Edi Rama të shkojë në qelitë e Burgut.

Denoncimi: Flitet se kishte edhe të burgosur të liruar, që qëndronin mbrapa policisë, me maska në fytyrë dhe sulmonin barbarisht protestuesit

Orë pas ore/Krimi shtetëror kundër qytetërimit shqiptar

Petraq Barjami

Nata e së shtunës, duke u gdhirë e diel, 17 maj, do të mbetet në historinë e Shqipërisë, si Nata e Teatrit Kombëtar. Makineria shtetërore e qeverisë së kryeministrit Rama kreu një ndër vandalizmat e pashoqa, të kryera në 108 vitet e shtetit shqiptar. Qindra policë, fadroma iu sulën në mesnatë Teatrit Kombëtar dhe me terrorizmin e një shteti diktatorial, filluan të shembnin muret e Teatrit Kombëtar, kur ende, sipas denoncimeve të artisëve, brenda në ndërtesë kishte akoma artistë. Nata e 17 majit 2020 në Tiranë kundër një vlere të kulturës kombëtare  ka vetëm një simotër në historinë moderne të Europës.  “Kristallnacht” e 1938, kur nazistët gjermanë, sulmuan hebrenjtë. Ndërsa shembja e mureve të Teatrit Kombëtar me fadroma, ka një ngjashmëri me barbarizmin e prishjeve të monumenteve të Kulturës, që bënë militatët e ISIS në Siri.  Krimi shtetëror i qeverisë së kryeministrit Rama ndaj godinës së Teatrit Kombëtar, në natën e 17 majit 2020, merr përmasat e vandalizmit shtetëror, kur dihej, që në Gjykatën Kushtetuese janë dorrëzuar padi kundër vendimit për prishjen e ndërtesës. Në një shtet ligjor, në një shtet të së Drejtës, cilado qeveri, duhet detyrimisht që të duronte e të priste vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe paskëtaj, të respektonte atë vendimmarrje. Këtu është krimi shtetëror i qeverisë së kryeministrit Rama kundër qytetërimit shqiptar. Prishi ndërtesën e Teatrit Kombëtar pa dashur që të presë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Orë pas ore krimi shtetëror

Që në orët e para të nesnatës, në rrethinat e sheshit përqak Teatrit Kombëtar u vërejt prania e forcave të shumta të policisë, të cilat me pretekstin e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, për ndalimin e qarkullimit në orët e natës, nuk lejonte asnjë qytetar dhe artist të afrohej në Teatrin Kombëtar.

Ora 04.30

Qindra policë të maskuar me maska, pa numër identifikues në uniforma sulen në godinën e Teatrit Kombëtar dhe me forcë dhe dhunë largojnë këdo, artista dhe qytetarë, që ndodhen brenda godinës. Pas pak, afrohen fadromat, të cilat si hiena, po shqyejnë muret e ndërtesës së Teatrit Kombëtar. Operacioni i befasishëm policor nisi në orën 4.30 dhe zgjati vetëm pak minuta duke i gjetur në befasi të gjithë qytetarët që po qëndronin për të mbështetur Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Qytetarët janë goditur nga policët me sprajte djegës në fytyrë të tjerë janë ngritur peshë për krahësh dhe janë larguar nga ndërtesa, dhe disa dhjetëra janë shoqëruar nëpër stacione policore. Pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dëshmuan se ndërhyrja e policisë ishte e shpejtë dhe e rreptë, një pjesë e tyre ishte e armatosur.

Denoncimi: Brenda godinës, në momentin e shembjes, kishte njerëz

Policia e Shtetit arrestoi shumë aktorë dhe aktivistë, që rezistuan ndaj dhunës policore, duke mos pranuar që të largoheshin nga godina, për të shpëtuar muret nga shembja e fadronëve. Duke ushtruar dhunë, policët arrestuan disa artistë, duke i marrë zvarrë, me pranga në duar. Regjizori, Edmond Budina, i cili për 27 muaj është një nga aktivitet për Mbrojtjen e Teatrit, , më vonë, në orët e para të mëngjezit, do të denonconte se në momentin që fadromat po shqyenin muret e ndërtesës, brenda kishte akoma qytetarë dhe artisë.

Orët e para të mëngjezit

Ende pa u gdhirë, filluan të mblidhen dhjetëra qytetarë, të cilët u ftuan nga artistët për të mbrojtur me trupat e tyre Teatrin Kombëtar. Mirëpo, në githë perimetrin përqak Teatrit Kombëtar, nga Sheshi “Skënderbej”, rruga midis ndërtesës së Bashkisë dhe ministrisë së Brendshme, apo edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Pedonales, ishin kordonët e policëve. Sa më shumë kalonte ora e mëngjezit, njerëzit po dyndeshin dhe nuk vonoi, që midis qytetarëve dhe policëve të ndizej edhe konflikti fizik.

Dhunë e pashoq policore, gjakosje dhe arrestime

Qytetarët u  mbledhën para godinës  së Teatrit Kombëtar dhe , duke u penguar nga kordoni i policisë, filluan të përplasen me efektivët e Policisë. Ata kanë kapur me duar hekurat para policisëve, duke rritur tensionet. Ndërkohë, qytetarët kanë nisur që të thërrasin: Poshtë diktatura! Qytetarët donin të hapnin rrugë për të shkuar tek ndërtesa e Teatrit Kombëtar, duke tërhequr barrierat e hekurta, ndërsa policët nuk lejuan asnjë qytetar, kushdo qoftë, që të afrohej.

Të burgosurit e liruar, me maska terrorizojnë protestuesë

Në krah të kordonëve të policisë, u panë edhe civilë, që kishin vënë maska, për të fshehur fytyrën, të cilët ushtronin dhunë të pashoq kundër protestuesve. Sipas të dhënave, u fol se një pjesë e civilëve, që qëndronin mbrapa policisë me maska në fytyrë,  ishin të burgosur, të liruar së fundi nga burgu, me pretendimin e mospërhapjes së covic19, por që praktikisht, u përdorën politikisht kundër protestuesve.

Kryemadhi u bën thirrje qytetarëve: Mos e njihni shtetin e Ramës, ky është varri i tij

I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Kjo është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën ‘revolucion’ se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komuznit i kanë aty [ambasadat] dhe me to po bëjnë dealet. Prokuroria akoma nuk ka bërë asnjë hap për të hetuar fallsifikimit e këshillit bashkiak, për të parë kush ishte dhe kush nuk ishte aty. Themelet e kullave që do të ngrejë aty do të jenë varri i Edi Ramës.

Policia rreh të riun pranë Teatrit, e godasin me shkelma, ai shtrirë në tokë,

Dhjetëra qytetarë kanë tentuar mëngjesin e sotëm të çajnë kodonin e policisë, cili ka rrethuar tashmë gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Gjatë momentit të përplasjes policia ka shoqëruar disa persona dhe ndaj tyre ka ushtruar edhe dhunë. Nga publikimet e fotove dhe vidiove,  policia ka dhunuar një djalë, i cili shfaqet i shtrirë në tokë. Madje në një moment policët e qëllojnë me shkelma  të riun. Ky i fundit vë duart në kokë. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Policia tha që 37 persona, përfshirë një gazetar, Alfred Lela janë arrestuar.

Qytetarët apel policëve: Hidhi kapelet

Qëndresa qytetare  para Teatrit Kombëtar përkundër faktit se fadromat kanë lëshuar në tokë godinën, qytetarët shpërthyen në kor me thirrje për policinë: Hiqni kapelet!

Protestuesit vendosin pankarta para teatrit, brohorasin njëzëri: Poshtë diktaturës!

Aktivistë, qytetarë dhe politikanë kanë vënë në sheshin para teatrit disa pankarta, në të cilët shprehen se vendi ka nevojë për liri.  “Jetojmë për lirinë”, shkruhet në një prej tyre.  Ndërkohë njëzëri ata shprehen: Poshtë diktatura!

Kreu i PD, Basha: Qytetarë, rrëzoni qeverinë

Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, u bëri thirrje banorëve të rrëzojnë qeverinë për shkatërrimin e teatrit. Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të fillojnë protestat mbarëkombëtare “për të hequr qafe këtë bandit dhe këtë të keqe të madhe”.

Ora 11.00

Përfundon prishja e Teatrit Kombëtar, pluhur dhe rrënoja kudo

Ka përfunduar tashmë prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa territori ku ngrihej ai tashmë është kthyer e gjitha në gërmadhë. Pluhuri ka pushtuar të gjithë zonën përreth. Trishtim. Rënoja. Prishja ka përfunduar gjithashtu edhe tek Teatri Eksperimental, ndërsa pluhuri dhe rrëmuja ka pushtuar edhe rrugën në krah, pedonalen. Në orët e mbrëmjes së djeshme kishte  një numër më të vogël protestuesish, ndërsa numri i policëve mbetet i lartë.

AMT thirrje qytetarëve: Ejani na u bashkoni sot  në 16:30

Anëtari i Aleancës për Mbrojten e Teatrin Kombëtar, Robert Budina, u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen nesër (sot) në një protestë në orën 16:30. Budina: Sot do vazhdojë kjo që ka filluar, njerëzit nuk mund të ndalen. Nesër në 16:30 pasdite thërret një protestë gjithë popullin e Tiranës, për arsyen se mbrëmë natën kur erdhën na sulmuan, dhe kur jemi bashkë është e vështirë që të mposhtin.

Shkrimtari Shahu: Personi i dhunuar është im bir. Është student i Arteve, jo terrorist

Djali i shtrirë në tokë është Blendi Shahu dhe është djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu. Shkrimtari ka reaguar. Edi Rama! Im bir Blendi Shahu që sheh në foto nuk është terrorist. Është student i Akademisë së Arteve…

Solidarizim nga Kosova kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, 10 teatro anulojnë shfaqjet

Shqiptarët e Kosovës kanë shprehur solidaritetin e tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë herë, Teatri Kombëtar i Kosovës si dhe 10 teatro të tjerë kanë anuluar të gjitha shfaqjet e e tyre. “Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë” , është mesazhi i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Gjithashtu ditën e djeshme në Prishtinë është njoftuar dhe organizimi i një proteste në shenjë solidariteti me shembjen e teatrit.