Teatri Kombëtar, Kërpaçi: Ti themi jo betonit të korrupsionit dhe të çlirojmë vendin nga projektet korruptive dhe të pastrimit te parave

304
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka komentuar situatën tek teatri Kombëtar, ku thotë se është koha që ti themi jo betonit të korrupsionit dhe të çlirojmë vendin nga projektet korruptive dhe të pastrimit të parave.

”Shqiptarët sot janë pa punë dhe pa mundësi për të përballuar vështirësitë ekonomike, ndërkohë që Rama dhe falangat e tij vazhdojnë propagandën dhe vjedhjen masive”.

Postimi i plotë

Qytetarët të vendosur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar! Modeli i kësaj qeverie është i qartë; të plaçkisim dhe të shembim çdo gjë, pa kursyer identitetin tonë kombëtar!

Shqiptarët sot janë pa punë dhe pa mundësi për të përballuar vështirësitë ekonomike, ndërkohë që Rama dhe falangat e tij vazhdojnë propagandën dhe vjedhjen masive!

Ti themi jo betonit të korrupsionit dhe të çlirojmë vendin nga projektet korruptive dhe të pastrimit te parave.

Foto e kapur në betejën e datës 24 korrik 2019, kur rezistenca qytetare u përball me policinë për të mos lejuar uzurpimin e teatrit.