Teatri Kombëtar/ Këlliçi: Rama një kriminel i rrezikshëm, Veliaj një hajdut meskin!

241
Sigal

Pasi Erion Veliaj dërgoi forca të shumta policie të godina e Teatrit Kombëtar, kreu i FRPD Belind Këlliçi ka reaguar ashpër kundër vendimit të dyshes Rama-Veliaj për të prishur këtë godinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Belind Këlliçi ka treguar arsyen e vërtetë se përse Rama e zgjat gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ku sipas tij kryeministri vijon të karantinojë qytetarët çdo ditë, që të mund të shtypi çdo zë revolte e çdo pakënaqësi ose protestë.

Sipas Këlliçit, Rama është një kriminel i rrezikshëm dhe një fatkeqësi kombëtare, por sipas tij ka edhe më keq, pasi është një monster tjetër me emrin Erion Veliaj, duke e quajtur atë një të paskrupullt, të pamoral dhe një hajdut meskin.

Postimi i plotë:

Edi Rama prandaj e zgjat gjendjen e fatkeqesise natyrore dhe vijon karantinon qytetaret cdo dite, qe te mund te shtypi cdo ze revolte e cdo pakenaqesi ose proteste. Ky eshte i vetmi politikan ne bote, qe edhe ne kohe pandemie, mendon cdo sekonde se si mund te vjedhe qytetaret e tij. Ky eshte nje kriminel i rrezikshem dhe nje fatkeqesi kombetare per ne, POOOR mos harroni dicka! Ka dhe me keq, eshte dhe nje moster tjeter me emrin Erion Veliaj, i paskrupullt, i pa moral, hajdut meskin, i cili me urrejtjen e tij per kryeqytetin, po tenton te fshije cdo memorie te Tiranes, duke nisur nga vilat tradicionale deri tek enderra e tij, qe nuk do te realizohet kurre, shembja e Teatrit Kombetar!