Të verbrit letër kryeministrit Rama: Sa herë përdor fjalën “qorr” ofendon 10 mijë persona në të gjithë Shqipërinë

468
Sigal

Dega e të verbërve në Memaliaj ka shkruar një letër të hapur për kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët. Ata shprehen se jetojmë në një shoqëri paragjykuese dhe pragmatiste, pasi drejtohemi nga një qeveri që nuk i heq termat vulgarë nga goja. “Sot kemi një kryeministër që thotë në çdo tre fjalël qorr, shurdh, sakat, qyqar e të tjera. A e di Edvin Rama se sa herë përdor zhargonin “qorr” ofendon 10 mijë të verbër në të gjithë Shqipërinë? A të kujtohet fytyra e Zahos në ato moment që, fatkeqësisht për të, mban syze optike?”, – shkruhet në letrën e firmosur nga kryetari i degës së të verbërve Memaliaj, Flamur Mushamati.