Të punosh tokën me gomar në 2018, Berisha publikon videon: Mirëmëngjes nga fermeri kavajas

656
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një fermer nga Kavaja teksa mbjell tokën me gomarë. Një rikthim gati shekullor pas, ku për shkak të mungesës së mjeteve bujqësore toka punohej me parmend.
“Një mirëmëngjes nga një fermer kavajas për piktorin dështak”, thotë Berisha.
Ndërkaq fermeri tregon se nuk e punon dot me mjet bujqësor sepse kushton 25 mijë lekë dynymi.
“Ku ti gjej unë, ku po punoj. Toka nuk nxjerr veten e vet”, thotë ai. Ndërsa personi që filmon e pyet a ka ujë toka, fermeri thotë se s’ka ujë për vete.
“Çfarë shteti, ku ka shtet këtu. Shteti është për vete nuk është për ne, nuk është për popullin. Shteti do taksa, do tatime”, thotë fermeri.
Sigal