Basha paralajmëron Ramën dhe Ndreun: Nuk shkohet në Lezhë pa kaluar më parë në Kurbin

409
Sigal

Ditën e shtunë, kryeministri Edi Rama do të jetë në Lezhë ku do të prezantzojë kandidatin socialist për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu dhe që sipas PS, nis edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale.

Por kreu i PD, i ndodhur në një takim me qytetarët e Laçit, ka paralajmëruar dyshen Rama-Ndreu se nuk mund të shkojnë në Lezhjë pa kaluar më parë në Kurbin.

Lideri i opozitës e akuzoi Ndreun si pjesë të dosjes 184.

“Të majtë e të djathtë drejt një zgjidhje politike që kthen sovranitetin te njerëzit. Dhe kjo vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Ka njoftuar se të shtunën do të prezantojë kandidatin fals në Lezhë, që sot duhet të ishte në burg për dosjen e Dibrës sepse është kapur si pjesë e organizatës kriminale me dosjen 184. Kandidatin për burg kërkon ta sjellë si kandidat për kryebashkiak. Dëgjoje mirë Rama, dëgjoje mirë Pjerin Ndreu. Nuk shkohet në Lezhë pa kaluar në Kurbin”, deklaroi Basha.