“Të premten ikën Sandër Lleshaj”/ Maliqi: Rama nuk kalon 50 mandate në 25 prill

279
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi u shpreh mbërmjen e sotme se socialistët në Qarkun e Beratit i janë mirënjohës liderit historik të PD-së, Sali Berisha, pasi po gëzojnë ato investime që janë bërë gjatë qeverisjes së tij.

Maliqi tha në emisionin “Tempora” se është për shpërndarjen e Parlamentit.

“Rilindja mashtroi, kriminalizoi dhe e shpopulloi vendin. Edhe ata vetë e dinë se nuk marrin mandatin e tretë më 25 prill, ndaj dhe me votat e disa deputetëve të opozitës në Parlament, bënë ato ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha Maliqi.

Sipas tij, Edi Rama përdori deputetët për miratimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe më pas për Kodin e ri Zgjedhor.

“Edhe ata që sot bëjnë si të zhgënjyer dhe sikur protestojnë, prapë dirigjohen nga Rama”, tha Maliqi.

Sipas tij, Presidenti Ilir Meta është kalaja e fundit që i rezistoi Edi Ramës dhe Rilindjes dhe nuk e kuptoj pse Kreu i Shtetit u tërhoq pas 2 marsit.

“Rilindja kapi gjithçka, drejtësinë, pushtetin vendor, Parlamentin, policinë e ktheu në politike, qeveris me bandat dhe oligarkët. Rama nuk i kalon 50 mandate në 25 prill sepse ai i shiti ato që i dhanë fitoren në 2013”, tha Maliqi.

Sipas tij, ditën e premte në Asamblenë Kombëtare të PS mund të bëhet kokë turku edhe Sandër Lleshaj, pavarësisht se po e mban në detyrë Ismail Kadare.