“Të hënën u prish Mozaiku i Tiranës”, Klajda Gjosha: Qeveria po shkatërron pasuritë publike

258
Sigal

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me disa projekte në kryeqytet, ndërsa ka akuzuar bashkinë e Tiranës për prishje të monumenteve të kulturës.

Teksa ka nxjerrë një foto nga kryeqyteti, Gjosha thekson se ditën e hënë është prishur mozaiku i Tiranës. Sipas Gjoshës, në fund të mandatit kjo qeveri po shkatërron e tjetërson çdo pasuri kulturore e publike.

Postimi i plotë:

Javë e tmerrshme për Tiranën. Të shtunën në darkë u prish materniteti Mbretëresha Geraldinë, monument kulture e memorie historike për të gjithë qytetarët që lidhën me të me qindra mijëra kujtime!

Të hënën u prish Mozaiku i Tiranës. Gjurma më e vjetër historike e Kryeqytetit nga periudha e Perandorisë Romake, asaj Bizantine dhe fillimet e Krishtërimit në Shqipëri.

Shkatërrohet në pak sekonda duke u mbuluar e gjitha në beton!

Ndërkohë po këto ditë është marrë dhe vendimi në KKT që Galeria Kombëtare e Arteve të ndjekë fatin e godinës së Maternitetit. Për fat të keq projekte të ngjashme janë parashikuar dhe për Muzeun Historik dhe Bibliotekën Kombëtare.

Në fund të mandatit kjo qeveri po shkatërron e tjetërson çdo pasuri kulturore e publike.

Duket sikur zemërimi për humbjen e pushtetit po del duke shkatërruar çdo gjurmë historie dhe identiteti mbi kryeqytetin e Shqipërisë!

25 prilli nuk është vetëm rotacion politik por dhe mision kombëtar!

Duhet t’ia ndalim dorën kësaj qeverisje, para se të na tjetërsojë dhe si qytetarë e si komb!

Javë e tmerrshme për Tiranën. Të shtunën në darkë u prish materniteti Mbretëresha Geraldinë, monument kulture e memorie…

Posted by Klajda Gjosha on Thursday, March 25, 2021