Taulant Balla fyen ish-Kryetarin në Asamblenë e PS-së në Tiranë: Mos fol si horr, ulu pusho…”,

250

Tashmë, një “virus” politik i pashërueshëm ka infektuar të gjitha strukturat e PS-së. Në të ashtuquajturën proces zgjedhor i brendshëm i PS-së, vendimmmarja nuk është mbi bazën e votës të socialistëve të bazës, por është një urdhër i prerë dhe i padiskutueshëm ardhur nga lart, nga kupola e PS-së. Socialistët kanë filluar të protestojnë

Është shoqëruar me tone të ashpra dhe ndërprerje të mbledhjes Asambleja e PS së Tiranës para disa ditësh. Shkak është bërë përzgjedhja e emrave të kandidatëve të Asamblesë kombëtare të PS që pritet të dalë nga kongresi.

Të deleguarit Taulant Balla e Elisa Spiropali e menduan Tiranën një qytet si gjithë të tjerët, ku mbledhja do hapej, do lexoheshin propozimet, do të votoheshin, dhe gjithçka do të mbyllej pa debat. Por asgjë nuk ka shkuar ashtu sikurse ata do të donin. Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të PS aktualisht, ka kërkuar informacion mbi përzgjedhjen e kandidatëve të rij. Shkak u bë emri i Tan Metës, kandidatit të propozuar nga Kombinati, i vendosur në listë nga deputetja Blerina Gjylameti, por që në fakt militon në njësinë 3, dhe ka mbajtur detyrën e shoferit personal të Blerina Gjylametit. Cenollari, duke marrë fjalën në mbledhje, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm si është bërë perzgjedhja e një emri nga Njësia 3, për tu kandiduar te Njësia 6. “Ulu, pusho”, mësohet ti jetë drejtuar Balla, Cenollarit, duke ngjallur kështu dhe reagimin këtij të fundit, që ka mbajtur funksionet drejtuese në PS e Kombinatit.

“Unë nuk ulem të pushoj kur do ti. Unë ulem të pushoj kur ti të më japësh përgjigjen e asaj që kërkova” mësohet t’i ketë thenë Cenollari, Ballës. Por duket se Sekretarit të Përgjithshëm nuk i ka pëlqyer kthimi i përgjigjes dhe i drejtohet Cenollarit: “Mos fol si horr”. “Ktheje mbrapsh atë fjalë

. Mos m’u drejto mua me këtë gjuhë. Dëgjo Taulant Balla, se nuk po e bën debatin politik këtu, po personal” mësohet t’i ketë thënë Cenollari, i cili, mbështetur edhe nga socialistët në sallë ka vazhduar ligjërimin. “Kush i ka zgjedhur emrat? Kjo këtu? (drejtohet nga Gjylameti). Nuk është mirë si po i trajtoni socialistët, si po i përzgjidhni njerëzit. I keni ndarë socialistët në komunistë dhe ballistë. Po janë të gjithë socialistë. I keni lënë rrugëve. Nuk po i pyesni më” – mësohet të ketë thënë Cenollari.