Takimi Rama- Merkel, reagon Basha: Mirënjohje Kancelares Merkel për mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë

370
Sigal

Në një deklaratë dërguar mediave, kreu i demokratëve thotë
se Shqipëria është me fat që mbështetet nga Gjermania në rrugën e integrimit
evropian dhe ka theksuar se Partia Demokratike do të angazhohet në organizimin
e zgjedhjeve të lira dhe të zbatrimit të reformës në drejtësi.

Deklarata e kreut të PD Lulzim
Basha:

Shqipëria është me
fat që ka mbështetjen e Gjermanisë në përpjekjet e saj për përparim dhe
integrim europian. Ne i jemi veçanërisht mirënjohës Kancelares Merkel për
mirëkuptimin dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë.

Dua ta siguroj Kancelaren dhe popullin gjerman se
shqiptarët janë të vendosur të përqafojnë të gjitha vlerat europiane dhe të
ndërtojnë një shoqëri të denjë për të gjithë, duke luftuar krimin, drogën,
korrupsionin dhe duke e çliruar politikën prej tyre.

Partia Demokratike dhe unë do të marrim
përgjegjësinë tonë në gjendjen ku ndodhet vendi, veçanërisht për te siguruar
zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe zbatimin sa më parë të reformës në
drejtësi.