Takimi me Merkelin, reagon Blushi: Kryeministri Rama nxinte, si një nxënës i paaftë që u kap me kopje në provim

454
Sigal

Themeluesi i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi, ish-anëtar i
PS-së, ka komentuar konferencën e kryeministri Edi Rama me kancelaren Angela
Merkel.

Me një koment të shkurtër në
profilin e tij në Facebook, Blushi e cilëson Ramën si një nxënës i keq, që nuk
i ka bërë detyrat dhe që është kapur me kopje në provimin përfundimtar.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në
Facebook:

  

 

500 VJET RRUGË DHE NUK ARRIJMË
DOT

Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do
shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet.
Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së
reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e
vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë. Kancelarja e Gjermanisë ishte e
qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që ska
bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim. Ka ardhur koha të mbajë
përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na cojë në Europë jo me punë, por me
barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi
nisur dhe s’po arrijmë dot!