Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmit me armë që u bë ndaj shtëpisë së gazetares së News24, Klodiana Lala, orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Bashës, mesazhi ishte i qartë: Kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

Ai shprehu mbështetjen dhe të partisë që drejton për gazetaren dhe familjen e saj.

“Sot u realizua dhe ajo pjesë e vendeve që sundohen nga krimi. Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala, është tronditur nga plumbat. Mesazhi është i qartë, kush shqetëson qeverinë e ka fundin e shpejtë.

Shpreh mbështetjen time dhe PD për Klodiana Lalën, familjen e saj, për çdo gazetar të pablerë ndaj kësaj qeverie që bashkëpunon me krimin.

Kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën, duhet të qëndrojmë, duhet të fitojmë. Ne ja kemi dalë të alargojmë nga parlamenti disa dhjetëra kriminelë mëe të cilët Rama erdhi në pushtet, por fitorja s’është ende në anën e shoqërisë,” tha Basha

Deklarata e plote:

Në vendin tonë të vogël të stërmunduar nga varfëria dhe korrupsioni, sot u realizua edhe ajo pjesë e skenarit që u ndodh vendeve që sundohen nga krimi: një gazetar që zbulon lidhjet e mafias me qeverinë, sulmohet me armë.

Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e saj në shtëpinë e gjyshes së tyre.

Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë:se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë.

Dua të shpreh vendosmërisht mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që, prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeveris me krimin.

Dua t’u them atyre, familjeve të tyre dhe çdo shqiptari që refuzon të qeveriset nga krimi, se kemi vetëm një rrugë për ta fituar betejën: duhet të qëndrojmë!

Sa herë media hesht, krimi triumfon!
Sa herë shoqëria hesht, krimi na qeveris!

Ne ia kemi dalë të largojmë nga parlamenti dhe nga bashkitë e vebdit disa dhjetëra kriminelë, me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet, por fitorja nuk është akoma në anën e shoqërisë.

Edi Rama i ka zëvendësuar kriminleët që dekriminalizimi I nxorri jashtë Parlamentit me të emëruarit e kriminelëve.

Sulmi me armë ndaj gazetarës Klodiana Lala, e cila së fundmi nxori në dritë lidhjet e ngushta të deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, janë tregues se krimi ndjehet i paprekshëm!

Dhe kjo është e vërteta e hidhur! Prej 5 vjetësh krimi po triumfon, sepse ai bashkëqeveris me Edi Ramën!

Falë bashkëqeversijes me Ramë, këto 5 vjet Krimi kontrollon kupolen e policise dhe ministrine e bremdshme.

Prej bashkëqeverisjes së Ramës me krimin, sot Shqipëria nuka ka polici, nuk ka prokurori, nuk ka gjykata.

Prandaj shantazhohen gjyqtarë, qëllohen me armë gazetarë, qëllohen biznesmenë, dhunohen e përdhunohen e grabiten qytetarë nga shtëpitë e tyre.

Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit mafioz me armë kundër gazetarës Klodiana Lala!

Le të thërrasë banditët e vet brenda dhe jashtë burgut, le të flasë me horrat e vet brenda dhe jashtë parlamentit dhe të gjejë mafiozët që, nën mbrojtjen e qeverisë së tij, guxojnë të përdorin armë kundër gazetarëve që zbulojnë lidhjet e krimit me qeverinë e Edi Ramës.

Sot, kam edhe një mesazh për Edi Ramën: do të mbahesh ti përgjegjës i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde apo çdo opozitari me qeverinë tënde i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat dhe krimi që ke nën urdhra!

Mesazhi im për cdo qytetar është se sa kohë kryeministri i vendit është i lidhur me krimin, Shqipëria do jetë në mëshirën e bandave. Me të mirat dhe të këqijat tona, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të çlirohemi nga krimi që qeveris vendin.