Matura Shtetërore 2013/Publikohet skema e vlerësimit për Matematikën Kryesore

506
Sigal

Përfundoi në të  gjithë vendin  provimi i maturës shtetërore për lëndën e matematikës. Të gjithë ata provuan dijet e marra gjatë viteve të detyruara të shkollimit. Provimi filloi në orën 10 të mëngjesit dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysmë, ndërkohë që maturantët u paraqitën në qendrat e provimit të paktën një orë e gjysmë më përpara dhe të pajisur me një mjet identifikimi. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri me dije se provimi në të cilin morën pjesë, 46 mijë maturantë,  u zhvillua në përputhje të plotë  me të gjitha rregullat e maturës shtetërore. Sipas MASH nuk u vu re asnjë parregullsi gjatë procesit. Rezultatet e këtij provimi të dytë për Maturën Shtetërore pritet të dalin pas 15 ditësh, ndërkohë që në vend janë gjithsej 6 qendra të vlerësimit të testeve.  Gazeta “Telegraf” publikon  skemat e vlerësimit për Matematikën.

Skemën e plotë mund ta lexoni në brendësi të gazetës Telegraf