Prokuroria e Tiranës nis hetime për dosjet e sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS, që ka nxjerr në shitje në internet, regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë. DASH paralajmëron se do të bëjmë përgjegjës të gjithë aktorët keqdashës ndëkohë që AKSHI tenderon 130 euro për sigurinë e dhënave që hackerohen. Ja të dyshuarit
Miliona euro për (pa) sigurinë. Në 12 vite AKSHI 130 milionë euro tenderime
Miliona euro të shpenzuara nga AKSHI për sigurinë ndaj sulmeve kibernetike do të bëjnë që drejtuesit e tij të paraqiten në Komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime. Opozita duke akuzuar Iranin për sulm ndaj Shqipërisë ka theksuar se është e papranueshme rënia kaq lehtë e sistemeve. Rënia e e-Albanias dhe e sistemit TIMS si pasojë e sulmit kibernetik nga Irani ka sjellë edhe alarmin e politikës. . Madje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u soll në vëmendje fatura e kripur që është paguar për sigurinë në rrjet, ndaj dhe u kërkua një seancë e posaçme me të gjithë institucionet që duhet të garantonin përballimin e sulmeve
Flamur Noka: Do ta nisim me AKSHI-n me ministrinë e Brendshme dhe me të gjitha institucionet që kanë lidhje me këtë Për kryetarin e komisionit Nasip Naço seanca duhet të zhvillohet, por duke u konsideruar edhe si sekret. “Duhet të gjejmë modalitetet për të zgjidhur një seancë që duhet të jetë me dyer të mbyllura.” Por në fakt tenderat nga AKSHI për investimet në rrjet nuk kanë munguar. Përgjatë tre viteve të fundit, janë së paku 162 prokurime që kapin vlerën mbi 100 milionë euro. Por nëse do të shohim shifrat prej vitit 2021 vlera shkon se paku në 20 miliardë lekë, ose 164.58 milion euro.

Dy dosje për sulmin kibernetik. Prokuroria e Tiranës nis hetimet, dosjet e TIMS në shitje me bitcoin
Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS është bërë objekt hetimesh nga Prokuroria e Tiranës e cila ia ka bashkuar edhe këtë rast dosjes së hapur në korrik për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania. Zyra e shtypit bëri të ditur se më 19 korrik 2022 Prokuroria e Tiranës, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, pas ndërhyrjes së paligjshme, që nxori nga funksioni për rreth një javë platformën e-Albania. Sipas prokurorisë, objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë më datë 9 shtator 2022 është kryer një tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri. Autorët e sulmit ndaj sistemit TIMS dhe databazës së policisë shqiptare kanë nxjerrë në shitje në internet regjistrin e hyrje-daljeve të shtetasve shqiptarë në kufi. Grupi Homeland Justice ka njoftuar se databazën në fjalë bashkë me atë të e-albanias e këmben me bitcoin. Burime zyrtare nga autoritetet shqiptare konfirmuan se hyrje-daljet në kufi janë marrë nga autorët e sulmit ndërkohë që sistemi TIMS ende nuk është funksional. Offline vazhdon të jetë edhe faqja e Policisë së Shtetit e cila u sulmua bashkë me sistemin TIMS më 9 shtator pas mesnate. Pas sulmeve kibernetike Shqipëria ndërpreu dhe marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ndërkohë, mediat iraniane kanë publikuar fotot dhe emrat e disa personave që dyshohen se janë dhe hakerat që kryen sulmin kibernetik në Shqipëri. Hamid Reza Lashgarian, Mehdi Hashemi Togharjardi, Mohammad Bahger Shirinkar, Mohammad Hossein Shirinkar mes tyre edhe një grua, Fatimeh Zahra Farrokh janë autorët e sulmit kibernetik në vend. Celula e quajtur Ekipi i Inteligjencës 13 është një nëngrup brenda njësisë së IRGC-së Shahid Kaveh, është nën udhëheqjen e një individi të quajtur Hamid Reza Lashgarian.





















