Sulmet ndaj mediave/ Berisha: Kur kryeministri u vendos tritol, bandat guxojnë dhe shkrehin me breshëri ndaj tyre

98
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës në zgjedhjet e 14 majit, Lefter Maliqi.

Nga aty Berisha komentoi situatën e mungesës së rendit në vend, ku përmendi edhe sulmet ndaj mediave në vend.

Ai tha se kur kryeministri u vendos tritol mediave, duke iu referuar shpërthimit të paligjshëm të “Prestige Resort” që lidhet me News24, nga qeveria, atëherë “bandat guxojnë dhe shkrehin me breshëri ndaj tyre, duke sjellë në vëmendje sulmin me armë zjarri ndaj godinës së “Top Channel”.

“Para një jave u ekzekutua një gjyshe që punonte dy punë, para 3 ditësh u ekzekutua një roje që rrinte gjithë natën me një breshëri kundër një medie. Kur kryeministri thotë se kokën t’i hanë njëri-tjetrit, jo është licencë për të vrarë.

Një kryeministër ka ligjin dhe policinë, nuk i lejon njerëzit të vriten por i çon aty ku kanë vendin. Kur ai thotë t’i hanë kokën njëri tjetrit, sheshet e lokalet janë në dorën e krimit.

Kur kryeministri i vendos tritol mediave, banda të tjera guxojnë dhe shkrehin breshëri kundër tyre! Cili është cinizmi më ekstrem? Dje familjarët varrosën njeriun e tyre të pafajshëm që u ekzekutua, sot si ngushëllim patën nga ky cinik se rendi sot është më i mirë se kurrë. A ka cinizëm më të madh se ky ndaj qytetarëve?” u shpreh ai.