‘Stop krimit’/ Kryebashkiaku apel të fortë qytetarëve: Në Kamëz të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë

534
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu shprehet i vendosur se nuk do të këtë zgjedhje në 30 qershor.

Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thotë se të gjithë demokratët do të mbrojnë  deri në “flijim” të drejtën e votës dhe demokracinë.

Gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për t’i thënë “Stop Krimit”, në mbrojtje të institucioneve publike, Kushtetutës dhe lirive e të drejtave themelore të mbarë njerëzimit.

“Ne ftojmë mbarë qytetarët e Bashkisë Kamëz për t’ju bashkuar thirrjes njerëzore: “Në Kamëz të gjithë bashkë për mbrojtjen e votës së lirë”, “Stop Krimit”, duke e realizuar me një takim qytetar nga data 27 qershor 2019 deri në 2 korrik 2019, nga ora 7;00 deri në 19:00.

Duke u bashkuar të gjithë ndaj një të keqeje të madhe që ka pllakosur Shqipërinë, të gjithë do t’ja dalim për të fituar një herë e përgjithmonë liritë tona.Zoti ju bekoftë”, thuhet në apelin e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.