SPAK thellon hetimet për aferën me sterilizimin që vodhi qytetarët e pasuroi oligarkët, fijet që të çojnë të Ilir Beqaj

56

Tinguj prangash, ish-ministri ‘kurbani’ i radhës?

SPAK thërret dhe qytetarët për t’u ballafaquar në lidhje me emrat fiktiv, që kanë mbushur listat e mëdha të check-up sikur janë bërë analizat. Tinguj prangash, SPAK nis të njëjtën praktikë me të cilën do arrestonte Ahmetaj.

Sigal

 

SPAK thërret dhe qytetarët për t’u ballafaquar në lidhje me emrat fiktiv që kanë mbushur listat e mëdha të  check-up, sikur gjoja janë bërë  analizat, pavarësisht se janë përdorur thjeshtë duke marrë fotokopje të pasaportave ose të kartës së ID, dhe nuk janë bërë fare analizat e qytetarëve. Ose në emër të qytetarëve u janë bërë analiza të tjerëve, të cilat edhe ato kanë krijuar abuzime. Pra, shteti paguan për qytetarin që nuk ka marrë analiza, ndërkohë që në emër të qytetarëve i kanë bërë persona të tjerë dhe paratë i kanë përfituar kompanitë. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka thirrur sot për të dëshmuar 70 qytetarë nga Elbasani, të cilë janë pjesë e listave që raportohet se kanë marrë shërbimin check-up. Në flet-thirrjen e tyre bëhet fjalë se marrja e dëshmisë është në funksion të procedimit nr. 122 të vitit 2020.Të moshuarit do të pyeten veçmas dhe do t’i përgjigjen pyetjeve të hetuesve të BKH se sa herë kanë kryer “check up-in”, dhe në çfarë qendrash e kanë bërë atë.

Kjo është e njëjta praktikë nga ana e SPAK , siç është përdorur me Arben Ahmetaj, ku janë thërritur punonjës , specialistë, ekspertë , qoftë që lidhen me detyrën  shtëtërore, apo ato të lidhur me biznesin privat të Arben Ahmetaj, te vilat, ndërtimet dhe te kompanitë e tjera, që janë futur me investime, ku janë bërë, sa, kush i ka paguar paratë, ku kanë shkuar.

Duke nisur nga e njëjta strategji, që fundosi ish-ministrin Ahmetaj për aferën e inceneratorëve, duket se radha mund t’i ketë ardhur edhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për aferat në shëndetësi. Koha do tregojë nëse SPAK do rrëzoj “ një peshk” të madh si i graduari tashmë në krye të fondeve të BE, si Beqaj.

Për të kuptuar abuzimet në shëndetësi po përmendim shifrat më të fundit, ku FSDKSH në raportin vjetor 2022 raportoi paradoksin me koncesionin e laboratorit. Numri i analizave ra me 17%, financimet nga buxheti u rritën 46%. Kështu PPP merr 2.4 mln euro më shumë dhe i faturohen për më pak analiza për qytetarët.

Hetimet

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur muajin e kaluar (18 korrik 2023) në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas 7 vitesh ish- ministri i Shëndetësisë ‘dha llogari’ në SPAK, u pyet për aferat me konçesionin e sterilizimit, hemodializën dhe check-up.

Vetëm koncesioni i sterilizimit të pajisjeve mjekësore ka një kontratë prej 12.3 miliardë lekë, ndërsa ‘Check Up’ shkon në rreth 8.7 miliardë lekë.

Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe është nën hetim prej 3 vitesh.

Hetimi për koncesionet në shëndetësi kishte nisur në fundin e vitit 2015, duke filluar 2016 me iniciativën e Prokurorisë nga njësia task-forcë. Prokuroria e Tiranës njoftoi asokohe se në hetim ishin marrë koncesioni për hemodializën, me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe koncesioni i check up-it falas.

Në vitin 2015, Ilir Beqaj i jep shokut të tij koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore, Ilir Rrapaj me kapital 1 mijë euro . Për të maskuar skandalin, pjesë e konsorciumit bëhen edhe tre kompani të tjera si “U.Jet S.r.l”, “Servizi Italia” dhe “Tecnosanimed”. Kompanitë që humbën u ankuan tek KPP. Ata thanë se oferta fituese e shokut të Beqaj tejkalonte fondin limit me 9.6 miliardë lekë. KPK kërkoi rivlerësimin e vendimit të shpalljes së fituesit, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i zgjedhur nga Beqaj, shpalli sërish fitues shokun e Beqajs, Ilir Rrapajn. Pasi fitojnë tenderin, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed hapin një kompani të re, me emrin SaniService Sh.p.k, për të ofruar shërbimin.

Fillimisht organi i akuzës sekuestroi dhe verifikoi dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me procedurat komplekse të dhënies me koncesion të shërbimeve publike dhe më pas do të vijohej me marrjen në pyetje të personave që kishin dijeni për çështjen. Koncesionet multimilionëshe të shërbimeve shëndetësore e vendosën ish-ministrin Ilir Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi rezultoi se kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kishin qenë përfituese të tyre, duke bërë që hetimet për këto koncesione të mos mbylleshin sot e asaj dite.

A do ta lëshojë Rama ish-ministrin e tij?

Pasi të mbyllen hetimet, Ilir Beqaj është i rrezikuari kryesor që mund të arrestohet. Pyetja që shtrohet është nëse Rama do ta lëshojë ish-ministrin e tij? Beqaj njihet si ndër njerëzit e afërt të Ramës. SPAK ka filluar të lëvizë.

Rama ka dhënë sinjale se mban pranë Beqajn, pasi ngriti një drejtori vetëm që të bënte Ilir Beqajn drejtor. Ai e emëroi drejtor të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Pra ai menaxhon fondet që vijnë nga BE.

Nga ana tjetër kemi amerikanët në mes. Yuri Kim kohë më parë braktisi një konferencë në të cilën merrte pjesë Beqaj. Tani duket se e ka në dorë SPAK, por gurët po lëvizin dhe flitet se Ilir Beqaj ka nisur të shqetësohet.